Isokrati
Isocatis, ( rreth 436 p.e.s. - 338 p.e.s. ), lindi në Athinë në vitin 436 p.e.s dhe vdiq po këtu në moshen 100 vjeçare (338 p.e.s.). Ishte orator i njohur dhe mësues i retorikës. Në Kio e më von edhe në Athinë hapi shkollën e oratorisë dhe e ngriti zhvillimin e artit të fjalës. Në shkollën e Isokratit moren mësime historianë, poetë e burra shteti të mëvonshëm. Kishte marredhënie të mira më shumë prijës dhe mbreter të kohës së tij.
Ëndrra e tij ishte të gjente një mbret i cili do të bashkonte prijësit helenë të lashtë në luftë kundër persëve.
Nga ky autorë janë ruajtur, pjesërisht jo në origjinal ; 21 ligjërata dhe 9 letra. Ligjëratat e tij janë të përpunuara artistikisht, mirepo gjatësia e tyre të lodh.
Isokrati në ligjëratat e tij përmend Ilirine, ku më interesante është ligjërata për Filipin e II të Maqedonisë në të cilen bëhet fjalë për pushtimet e tij në pjesën Jugore të Ilirisë.
Tituj të veprave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burim i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ilirët dhe Iliria te autorët antikë ISBN 99927-1-639-8
Ky artikull nga Historia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |