Jump to content

Edgar Çani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Edgar Çani
Të dhënat vetjake
Emri i plotëEdgar Junior Çani[1]
Datëlindja (1989-07-22) 22 korrik 1989 (35 vjeç)
VendlindjaTiranë, Shqipëri
Gjatësia1.92 m (6 ft 4 in)[2]
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Vibonese
Numri9
Karriera me të rinjtë
2004–2007Pescara
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2007–2008Pescara11(3)
2008–2011Palermo1(0)
2008–2009Ascoli (huazim)24(4)
2009Padova (huazim)19(2)
2010Piacenza (huazim)13(4)
2010–2011Modena (huazim)34(5)
2011–2013Polonia Varshava31(11)
2013–2015Catania19(3)
2013Carpi (huazim)14(1)
2014Bari (Huazim)14(3)
2015Leeds (huazim)4(0)
2015–2017Pisa59(7)
2017–2018Partizani11(1)
2018–Vibonese17(2)
Karriera ndërkombëtare
2012–Shqipëria16(4)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 20 janar 2019
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 12 nëntor 2016

Edgar Junior Çani (lindur më 22 korrik 1989)[3] është një futbollist profesionist shqiptar i cili si sulmues për klubin italian Vibonese dhe kombëtaren shqiptare.

Çani është produkt i klubit italian Pescara dhe e nisi karrierën e tij si profesionist me Delfinët në vitin 2007. Ai më pas u huazua në disa klube në Serie B përpara se të transfehej te polakët e Polonia Warszawa në vitin 2011. Atje ai pati një konfilkt me presidentin dhe trajnerin e klubit duke bërë që të largohej nga klubi në fillim të vitit 2013, duke u rikthyer në Itali dhe duke firmosur me Catanian, që luante në Serie A. Çani dështoi të dhuronte ndonjë impakt në gjashtë muajt e qëndrimit të tij në klub, duke bërë që të huazohej te Carpi për sezonin 2013–14. Pasi shënoi vetëm një gol gjatë gjashtë muajve qëndrim te Bardhekuqtë, ai u huazua te Bari për pjesën e mbetur të sezonit ku shënoi katër herë. Për sezonin tjetër, ai u rikthye te Catania e cila kishte rënë në Serie B.

Një lojtar i kombëtares shqiptare që nga viti 2012, atij i'u deshën vetëm tre minuta për të debutuar me gol në një ndeshje miqësore në shkurt 2012. Ai ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të kombëtares në fushatën e kualifikueseve të Kupës së Botës 2014, duke shënuar dy herë, pavarësisht se kombëtarja dështoi për t'u kualifikuar.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Karriera e hershme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Çani lindi në Shqipëri por u rrit në Città della PieveProvincës së Peruxhias në qëndër të Italisë. Ai u zbulua për herë të parë nga një skaut i Pescarës në vitin 2004, dhe më pas firmosi me Bardhekaltrit.[4]

Palermo & huazimet te skuadrat e Serie B

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasi luajti në pjesën e parë të sezonit 2007–08 me Pescarën në Serie C1, më 31 janar 2008, Palermo konfirmoi se kishte firmosur me sulmuesin nga Pescara,[5] sëbashku me Luca Di Matteo respektivisht për 600,000 dhe 500,000 € respektivisht. Në qershor 2008, Pescara bëri një zbitje të çmimit për të dy lojtarët, duke i shitur të dy për 450,000 €.[6]

Çani bëri debutimin e tij në Serie A më 27 prill 2008 në barazimin pa gola kundër Atalantës.[7]

Në korrik 2008, Ascoli konfirmoi se ata kishin firmosur me Çanin në formë huazimi nga Palermo për sezonin 2008–09 Serie B.[8] Gjatë kohës së tij te Ascoli, ai shënoi katër gola në 24 paraqitje, ku shumicat e tyre i luajti si titullar. Ascoli e përfundoi sezonin 2008–09 në vendin e 16të.

Sezoni 2009–10 me Padovën & Piacenzën

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 20 gusht 2009, ai u huazua te klubi tjetër i Serie B, Padova.[9] Në pjesën e parë të sezonit 2009–10, ai shënoi vetëm dy gola në 19 paraqitje.

Ai u largua nga Padova në janar 2010 për t'u transferuar te klubi tjetër në Serie B, Piacenza, për të luajtur në pjesën e mbetur të sezonit 2009–10.[10] Ai bëri debutimin e tij me Piacenzën duke shënuar dy gola në fitoren 3–1 në shtëpi kundër Triestinës. Triestina kaloi e para në avantazh me një gol të shënuar nga Marcello Cottafava në minutën e 10të të ndeshjes, por Çani shënoi dy herë në minutat 55 dhe 64 për të përmbysur rezultatin, kurse italiani Davide Moscardelli shënoi golin e sigurisë në minutën e 89të.[11] Ai arriti të shënojë edhe katër gola të tjerë deri në fund të sezonit, duke e mbyllur atë me gjashtë gola në 14 paraqitje.

Pasi huazimi i tij te Piacenza mbaroi në fund të sezonit, ai dërgua sërisht në huazim, këtë herë te Modena, një klub tjetër në Serie B, në korrik 2010.[12] Më 13 nëntor 2010, Çani shënoi dy herë në fitoren 2–1 kundër Vicenzës duke përmbysur disavantazhin e pjesës së parë.[13] Pas këtij dygolëshi, Çani shënoi një gol tjetër shtatë ditë më vonë në humbjen 3–2 kundër Torinos, duke shënuar golin e avantazhit momental 1–2 në minutën 24të.[14] Ai e përfundoi sezonin 2010–11 Serie B me Modenën duke luajtur 34 ndeshje dhe duke shënuar pesë gola.

Në vitin e ardhshëm ai u transferua në Poloni te Polonia Varshava.[15][16] Çani bëri debutimin e tij me klubin më 29 korrik 2011 duke dytë në fushën e lojës në minutën e 91të në suksesin 1–0 kundër Lechia Gdańsk.[17] Më 18 shtator, Çani shënoi golin e parë në Poloni në duke shënuar të dytin në fitoren 2–1 brënda fushe kundër Legia Varshava.[18] Vetëm tre ditë më vonë, ai shënoi dygolëshin e parë të sezonit në fitoren 4–0 jashtë fushe kundër Ruch Radzionków, ndeshje e vlefshme për kupë.[19] Çani vazhdoi formën e tij të mirë duke shënuar në barazimin 1–1 kundër Górnik Zabrze më 15 tetor dhe golin e vetëm në fitoren 1–0 kundër Lech Poznań më 4 nëntor.[20][21]

Më 25 nëntor 2014, Çani i dhuroi fitoren skuadrës së tij me dy gola të shënuar në fitoren 2–1 kundër Podbeskidzie Bielsko-Biała. Skuadra kundërshtare kaloi e para në avantazh me golin e polakut Mariusz Sacha në minutën e katërt, por Çani shënoi dy herë në minutat 72 dhe 84 duke i dhuruar fitoren skuadrës.[22] Vetëm një javë më vonë, Çani shënoi një tregolësh, të parin në karrierën e tij, në fitoren 3–1 jashtë fushe kundër Lechia Gdańsk,[23] duke arritur në kuotën e 10 golave sezonal. Këto ishin golat e tij të fundit për vitin 2011. Ai e nisi vitin 2012 duke shënuar në fitoren 2–0 jashtë fushe kundër Łódzki KS më 17 shkurt.[24] Ai e mbylli sezonin 2011–12 me 13 gola në 28 paraqitje në të gjitha kompedicionet, ku 26 i luajti në ligë dhe 2 në kupë, duke qënë gjithash golashënuesi më i mirë i skuadrës.

Pas mbylljes së sezonit, Çani hyri në një konflikt me pronarin e klubit dhe gjithashtu dhe me trajnerin e skuadrës. Që në janar 2012, ai filloi të kërkojë një skuadë të re, por në fund vendosi për të firmosur një kontratë të re tre vjeçare me Polonian.[25] Në verën e vitin 2012, për tre muaj ai refuzoi për t'u rikthyer në Poloni pas pushimeve në Itali duke humbur fazën përgatitore të skuadrës. Pas rikthimit, ai nuk luajti rregullisht, deri sa arriti një marrëveshje me trajnerin duke lëvizur te skuadra e të rinjëve. Transferimi i tij te Catania u diskutua nga mediat polake, të cilat thonin se ai ishte ende nën kontratë me Polonia Varshava deri në vitin 2015.

Catania dhe huazimet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasi ndërpreu kontratën e tij me Polonia Warsaw, Çani bëri rikthimin e tij në Serie A, duke firmosur një kontratë tre vjeçre me Catanian më 22 janar 2013.[26] Ai bëri debutimin e tij me klubin më 3 mars 2013 në një ndeshje kundër Interit, duke hyrë në fushë si zëvëndësues në minutën e 85 në vend të Gonzalo Bergessio, dhe duke marrë një karton të verdhë një minutë më vonë, me Catanian që u mposht me rezultatin 3–2 në shtëpi.[27]

Ai u dërgua në huazim te Carpi F.C.Serie B më 23 korrik 2013.[28] Atje ai u takua me shqiptarin Ledian Memushaj, i cili ishte gjithashtu në huazim te Carpi nga Lecce. Çani bëri debutimin e tij me Carpin më 11 gusht 2013 kundër Regginës, ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të Coppa Italia e cila përfundoi me humbjen 1–0, me Çanin i cili luajti në të gjithë ndeshjen.[29] Debutimi i tij i ligë erdhi më 24 gusht 2013 kundër Ternana, e cila përfundoi me një humbje tjetër 1–0 me Çanin që luajti sërisht në të gjithë ndeshjen.[30] Ai shënoi golin e parë me klubin më 21 shtator 2013 në një ndeshje kundër Cesenës, ku ai hyri në fushën e lojës si zëvëndësues në minutën e 77 në vend të anësorit Alessandro Sgrigna dhe shënoi golin e vetëm të skuadrës 10 minuta më vonë, Carpi humbi ndeshjen me rezultatin 4–1.[31]

Në janar 2014, ai u huazua te Bari deri më 30 qershor 2014.[32] Ai bëri debutimin e tij me klubin më 1 shkurt 2014 në një ndeshje kundër Bresciës duke hyrë si zëvëndësues në minutën e 84 në vend të Stefano Sabelli, me Barin e cila u mposht me rezultatin 2–1.[33] Ai luajti ndeshjen e parë si titullar më 22 mars 2014 kundër Crotones e cila u mbyll në barazim pa gola, ku Çani luajti në të gjithë ndeshjen.[34] Ndeshja e dytë si titullar erdhi më 26 prill 2014 kundër Padovës, e cila përfundoi me fitoren 2–1 jashtë fushe me Çanin që u zëvendësua në minutën e 62 në vend të brazilianit João Silva.[35] Çani u zhbllokua më në fund me Barin, duke shënuar në një ndeshje kundër Carpit, skuadër ku ai kishte luajtur para se të vinte te Bari, ku ai ishte vendosur në formacion dhe shënoi vetëm dy minuta pasi ndeshja kishte filluar. Bari fitoi ndeshjen me rezultatin 2–1 jashtë fushe.[36] Ky ishte goli i tij i parë pas tetë muajsh.[37] Më 30 maj 2014, Çani shënoi një dygolësh në superfitoren 4–1 të Barit kundër Novarës në ndeshjen mbyllëse të sezonit të rregullt 2013–14 Serie B. Bari ishte në disavatazh 1–0, por Çani barazoi rezultatin në minutën e 62 pas një gjuatje me kokë pas krosimit të mesfushorit Daniele Sciaudone dhe shënoi Golin e dytë me një gjuajtje me këmbën e djathtë pas krosimit të mbrojtësit Stefano Sabelli në minutën e 74.[38][39][40] Bari e përfundoi sezonin e rregullt në vendin e shtatë dhe ata ishin një nga gjashtë skuadrat e përfshira në ndeshjet play-off për ngjitjen në Serie A për sezonin e ardhshëm.[41][42] Ata u shortuan për të luajtur kundër Crotones në çerek–finale.

Bari luajti kundër Crotones më 3 qershor 2014 duke fituar me rezultatin 3–0 jashtë fushe, ku Çani luajti 90 minuta.[43] Me këtë fitore, Bari avancoi në gjysmë–finale, ku u përballën Latinën, në një fazë me dy ndeshje. Çani shënoi në ndeshjen e parë, e luajtur më 8 qershor dhe e mbyllur në barazim 2–2. Crotone kaloi e para në avantazh falë një autogoli të shënuar nga mbrojtësi brazilian i Barit Diego Polenta në minutën e 22, por Çani shënoi golin e barazimit në minutën e 67 me një goditje me kokë, e pasur me golin e portugezit João Pedro në minutën e 79 që i dha avantazhin momental Barit, por mesfushori Stefan Ristovski fiksoi barazimin 2–2 me një gol të shënuar në minutën e 90.[44][45] Ndeshja e kthimit u luajt më 12 qershor e cila solli rezultatin e njëjtë 2–2, me Çanin që luajti në të gjithë ndeshjen.[46] Me rezultatin e përgjithshëm 4–4, Latina avancoi në finale pasi kishte një renditje më të mirë se Bari në sezonin e rregullt, pasi ata e mbyllën sezonin në vendin e tretë kurse Barin në të shtatin.

Rikthimi te Catania në Serie B

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasi përfundoi huazimet te Carpi dhe Bari, ai u rikthye te Catania për sezonin 2014–15 Serie B. Ai nuk u përfshi në skuadër për ndeshjen e parë të sezonit kundër,[47] por u rikthye të luajë si titullar në ndeshjen e dytë më 7 shtator 2014 kundër Pro Vercelli e cila u mbyll me humbjen 3–2.[48] Në ndeshjen e shtatë në ligë midis Catanias dhe Frosinone më 4 tetor, Çani hyri në fushën e lojës në minutën e 68 duke zëvëndësuar argjentinasin Sebastián Leto por u nxorr jashtë me karton të kuq pas vetëm pesë minutash.[49] Ai bëri rikthimin e tij nga pezullimi më 25 tetor dhe shënoi golin e parë me Catanian në fitoren 3–1 kundër Vicenzës, ndeshje e vlefshme për javën e dhjetë të ligës.[50] Më 6 dhjetor, Çani shënoi golin e dytë të sezonit dhe dhuroi edhe një assist në barazimin dramatik 2–2 në një ndeshje jashtë fushe kundër Bolognës.[51] Ai shënoi sërisht pas dy javësh në një barazim tjetër 2–2 kundër, këtë herë kundër Brescias më 20 dhjetor, ku Çani shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e gjashtë me kokë pas një korneje.[52]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në shkurt 2011, Çani tregoi për mediat shqiptare se ëndërra e tij ishte për të qënë pjesë e kombëtares shqiptare.[53] Një vit më vonë, ëndërra e tij u bë realitet, pasi u thirr nga trajneri i ri Gianni De Biasi për ndeshjen miqësore kundër Gjeorgjisë më 29 shkurt 2012.[54][55] Debutimi i tij në këtë ndeshje solli edhe golin e tij të parë e cila e erdhi vetëm tre minuta pasi ndeshje kishte filluar, por Shqipëria u mposht me rezultatin 2–1.[56] Pas ndeshjes ai shpehu gëzimin e tij për debutimin si dhe për golin e shënuar.[56]

Në ndeshjen hapëse të kualifikueseve të Kupës së Botës 2014 kundër Qipros, Çani hyri në fushën e lojës si zëvëndësues në minutën e 81të në vend të sulmuesit Hamdi Salihi dhe shënoi golin e dytë të kombëtares tre minuta më pas me kokë pas një krosimi të mesfushorit Jahmir Hyka; goli i tij i pasua nga ai i veteranit Erjon Bogdani, i cili fiksoi shifrat 3–1 në stadiumin Qemal Stafa.[57][58] Në ndeshjen e tretë kualifikuese kundër Islandës, Çani shënoi golin e barazimit të përkohshëm 1–1 pas një asisti brënda zonës të mesfushorit Alban Meha, por në fund Shqipëria u mposht 2–1.[59]

Më 26 mars 2013, Çani shënoi golin e katërt me kombëtaren në fitoren 4–1 kundër Lituanisë në stadiumin Qemal Stafa.[60] Ai shënoi golin e dytë të ndeshjes në minutën e 37të duke mposhtur portierin kundërshtar pas një assisti në zonë nga mesfushori Migjen Basha.[61]

Çani u la jashtë skuadrës për dy ndeshjet e fundit të kualifikueseve kundër Zvicrës dhe Qirpos respektivisht më 11 dhe 15 tetor 2013.[62]

I lindur në Tiranë, Çani emogroi sëbashku me mamanë e tij për në Itali ende pa mbushur një vjeç.[63] Ai ka thënë se një nga shtysat më të mëdhaja të tij që e bëri futbollist ishte mamaja e tij.[64]

Redaktuar më 24 dhjetor 2014 [65][66][67]

Sezoni Klubi Liga Liga Kupa Europa Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
2007–08 Pescara Serie C1 11 3 0 0 - - 11 3
Palermo Serie A 1 0 0 0 - - 1 0
2008–09 Ascoli Serie B 24 4 0 0 - - 24 4
2009–10 Padova 19 2 0 0 - - 19 2
Piacenza 13 4 0 0 - - 13 4
2010–11 Modena 34 5 2 1 - - 36 6
Total Palermo 1 0 0 0 0 0 1 0
Total me klubet e Serie B 90 15 2 1 0 0 92 16
2011–12 Polonia Varshava Ekstraklasa 26 11 2 2 - - 28 13
2012–13 5 0 1 0 - - 6 0
Total 31 11 3 2 0 0 34 13
2012–13 Catania Serie A 4 0 0 0 - - 4 0
2013–14 Carpi Serie B 14 1 1 0 - - 15 1
Bari 17 4 0 0 - - 17 4
Total 2013–14 31 5 1 0 0 0 32 5
2014–15 Catania Serie B 13 3 0 0 - - 13 3
Total Catania 17 3 0 0 0 0 17 3
Karriera në total 181 37 6 3 0 0 187 40

Redaktuar më 28 dhjetor 2014 [68][69]

Kombëtarja shqiptare
Viti Ndeshje Gola
2012 9 3
2013 6 1
2014 0 0
2015 0 0
Total 15 4

Golat me kombetaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Lista e golave dhe rezultateve me kombëtaren shqiptare.
# Data Vendi Vendi Goli Rezultati Kompedicioni
1. 29 shkurt 2012 Mikheil Meskhi Stadium, Tbilisi, Gjeorgji Flamuri Gjeorgjia 1–0 1–2 Ndeshje Miqesore
2. 7 shtator 2012 Stadiumi Qemal Stafa, Tiranë, Shqipëri Flamuri Qiproja 2–1 3–1 Kualifikueset e Kupës së Botës 2014
3. 12 tetor 2012 Stadiumi Qemal Stafa, Tiranë, Shqipëri Flamuri Islanda 1–1 1–2 Kualifikueset e Kupës së Botës 2014
4. 26 mars 2013 Stadiumi Qemal Stafa, Tiranë, Shqipëri Flamuri Lituania 2–0 4–1 Ndeshje Miqesore
  1. ^ "Scheda anagrafica di Edgar Junior Cani". AIC.Football.it (në italisht). Marrë më 16 tetor 2011.
  2. ^ "17 Edgar Junior ÇANI" (në italisht). Calcio Catania. Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2016. Marrë më 28 dhjetor 2014.
  3. ^ "Edgar Çani" (në italisht). Pescara Calcio. Arkivuar nga origjinali më 29 shkurt 2008. Marrë më 21 janar 2008.
  4. ^ "Cani, l'albanese-gol pronto a diventare italiano". Il Centro. 15 dhjetor 2007. Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2008. Marrë më 3 maj 2008. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "UFFICIALE: Edgar Cani al Palermo". TuttoMercatoWeb. 31 janar 2008. Arkivuar nga origjinali më 3 shkurt 2008. Marrë më 31 janar 2008. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ US Città di Palermo Report and Accounts on 30 June 2008 Stampa:It
  7. ^ "Palermo e Atalanta sono già in vacanza". La Gazzetta dello Sport. 27 prill 2008. Marrë më 27 prill 2008. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Presentati i nuovi acquisti: c'è anche Edgar Cani". Ascoli Calcio 1898. 16 korrik 2008. Arkivuar nga origjinali më 25 prill 2009. Marrë më 16 korrik 2008. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Çani in prestito al Padova". US Città di Palermo. 20 gusht 2009. Marrë më 20 gusht 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  10. ^ "Edgar Çani al Piacenza". US Città di Palermo. 27 janar 2010. Arkivuar nga origjinali më 24 shkurt 2010. Marrë më 27 janar 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Triestina vs. Piacenza - 30 January 2010 - Soccerway
  12. ^ "MOVIMENTI IN USCITA DEL PALERMO". US Città di Palermo. 22 korrik 2010. Marrë më 31 korrik 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  13. ^ Modena vs. Vicenza - 13 November 2010 - Soccerway
  14. ^ Torino vs. Modena - 20 November 2010 - Soccerway
  15. ^ "Edgar Çani przejdzie testy". Polonia Warszawa. 13 korrik 2011. Arkivuar nga origjinali më 8 tetor 2011. Marrë më 14 korrik 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "MOVIMENTI IN USCITA" [OUTGOING TRANSFER MOVEMENTS]. US Città di Palermo. 18 korrik 2011. Marrë më 18 korrik 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  17. ^ Polonia Warszawa vs. Lechia Gdańsk - 13 July 2011 - Soccerway
  18. ^ Polonia Warszawa vs. Legia Warszawa - 18 September 2011 - Soccerway
  19. ^ Ruch Radzionków vs. Polonia Warszawa 21 September 2011 - Soccerway
  20. ^ Polonia Warszawa vs. Górnik Zabrze 15 October 2011 - Soccerway
  21. ^ Polonia Warszawa vs. Lech Poznań 4 November 2011 - Soccerway
  22. ^ Polonia Warszawa vs. Podbeskidzie 25 November 2011 - Soccerway
  23. ^ Lechia Gdańsk vs. Polonia Warszawa 2 December 2011 - Soccerway
  24. ^ Łódzki KS vs. Polonia Warszawa 17 February 2012 - Soccerway
  25. ^ "Cani nigdzie się nie wybiera. Podpisał nowy kontrakt z Polonią". Ekstraklasa. 30 janar 2012. Marrë më 27 dhjetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ "Zyrtare: Edgar Çani te Katania". Gazeta e Sportit. 22 janar 2013. Arkivuar nga origjinali më 28 janar 2015. Marrë më 27 dhjetor 2014.
  27. ^ "Catania 2-3 Inter: Palacio inspires incredible Nerazzurri comeback". Goal.com (në anglisht). 3 mars 2012. Marrë më 7 dhjetor 2014.
  28. ^ "UFFICIALE: Carpi, in prestito c'è Cani del Catania". Tutto Mercato Web. 23 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 3 shkurt 2015. Marrë më 27 dhjetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  29. ^ Reggina vs. Carpi - 11 August 2013 - Soccerway
  30. ^ Ternana vs. Carpi - 24 August 2013 - Soccerway
  31. ^ Cesena vs. Carpi - 21 September 2013 - Soccerway
  32. ^ "Salihi ne Izrael, Cani huazohet te Bari". Panorama Sport. 1 shkurt 2014. Arkivuar nga origjinali më 21 shkurt 2014. Marrë më 1 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  33. ^ Brescia vs. Bari - 1 February 2014 - Soccerway
  34. ^ Crotone vs. Bari - 22 March 2014 - Soccerway
  35. ^ Padova vs. Bari - 26 April 2014 - Soccerway
  36. ^ Carpi vs. Bari - 13 May 2014 - Soccerway
  37. ^ "Edgar Çani shënon pas tetë muajsh". Panorama Sport. 14 maj 2014. Arkivuar nga origjinali më 14 maj 2014. Marrë më 27 dhjetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  38. ^ Bari vs. Novara - 30 May 2014 - Soccerway
  39. ^ ""Shpërthen" Çani, bën dopietë në fitoren e Barit". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 3 shkurt 2015. Marrë më 1 qershor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  40. ^ "Solobari.it - Bari-Novara 4-1 (30/05/14)". YouTube.com. Marrë më 1 qershor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  41. ^ "Classifica - legaserieb.it". LegaSerieB.it. Arkivuar nga origjinali më 30 maj 2014. Marrë më 1 qershor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  42. ^ Tables - Serie B - Italy - Results, fixtures, tables and news - Soccerway
  43. ^ Crotone vs. Bari - 3 June 2014 - Soccerway
  44. ^ "Edgar Çani s'ndalet, mban gjallë Barin". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 14 qershor 2014. Marrë më 10 qershor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  45. ^ Bari vs. Latina - 8 June 2014 - Soccerway
  46. ^ Latina vs. Bari - 11 June 2014 - Soccerway
  47. ^ Catania vs. Virtus Lanciano - 30 August 2014 - Soccerway
  48. ^ Pro Vercelli vs. Catania - 7 September 2014 - Soccerway
  49. ^ Frosinone vs. Catania - 4 October 2014 - Soccerway
  50. ^ Catania vs. Vicenza - 25 October 2014 - Soccerway
  51. ^ ""Ngjallet" Edgar Çani shënon në barazimin dramatik të Catania-s (video)". ASport.info. 6 dhjetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 15 dhjetor 2014. Marrë më 28 dhjetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  52. ^ "Edgar Çani shënon përsëri (video)". ASport.info (në anglisht). 20 dhjetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 21 dhjetor 2014. Marrë më 28 dhjetor 2014.
  53. ^ "Edgar Çani,Shqiperi dua te luaj me ty!". Albaniasoccer.com. 5 shkurt 2011. Marrë më 28 dhjetor 2014.
  54. ^ "De Biasi me risi". Gazeta Express. 24 shkurt 2014. Arkivuar nga origjinali më 18 korrik 2014. Marrë më 28 dhjetor 2014.
  55. ^ Murat Aruçi (24 shkurt 2014). "De Biazi me 3 debutues, Zeman: Do shkëlqeni me italianin". Panorama Sport. Marrë më 28 dhjetor 2014.
  56. ^ a b "De Biazi humb me Gjeorgjinë, por "fiton" Spanjën më 30 maj". Panorama Sport. 29 shkurt 2012. Marrë më 19 shkurt 2020.
  57. ^ "Shqipëria e nis mbarë, golat vijnë nga stoli". Gazeta Panorama. 8 shtator 2012. Marrë më 28 dhjetor 2014.
  58. ^ "Shqipëria e nis me FITORE rrugën e Botërorit. Mposht Qipron 3-1 (Video)". Gazeta Tema. 7 shtator 2012. Marrë më 23 tetor 2014.
  59. ^ Murat Aruçi (13 tetor 2012). ""Moçal" kuqezi, Islanda na bën qull". Gazeta Panorama. Marrë më 19 shkurt 2020.
  60. ^ "Shqipëria fitoi miqësoren me Lituaninë, 4–1". Gazeta Panorama. 26 mars 2013. Arkivuar nga origjinali më 29 maj 2013. Marrë më 28 dhjetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  61. ^ "Shqipëria mposht Lituaninë në Qemal Stafa (VIDEO)". Albeu.com. 26 mars 2013. Arkivuar nga origjinali më 24 janar 2020. Marrë më 28 dhjetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  62. ^ "Kombëtarja, lista për 2 ndeshjet e fundit". Top-Channel.tv. 6 tetor 2013. Marrë më 28 dhjetor 2014.
  63. ^ Edgar Cani interviste per Digitalb&SuperSport YouTube.com, 28 dhjetor 2014
  64. ^ Edgar Cani: Mami më ka përkrahur shumë në futboll Arkivuar 7 korrik 2013 tek Wayback Machine Story.al, Ilda Lumani, 28 dhjetor 2014
  65. ^ "E. Çani - Profile with news, career statistics and history". Soccerway (në anglisht). Marrë më 28 dhjetor 2014.
  66. ^ "Profili i Edgar Çanit te Scoresway.com". Scoresway. Arkivuar nga origjinali më 30 tetor 2014. Marrë më 28 dhjetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  67. ^ "Football : Edgar Çani". Football DataBase.eu. Marrë më 28 dhjetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  68. ^ Edgar Çani | National Football Teams
  69. ^ Edgar Çani - national football team player EU-Football.info

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]