Jump to content

Aparati tretës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Si krijohet aparati tretës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai krijohet që kur ne jemi ende në barkun e nënës ku qelizat nervore ndahen në dy pjesë njëra formon trurin dhe tjetra pjesën e poshtme te njeriut aparatin tretës. Mbas kësaj ndarje secila punon për të organizuar sistemin e vet sipas ADN-së të secilit prej nesh, por që gjithmonë mbajnë lidhje direkte ndërmjet tyre nëpërmjet një rrjeti të dendur fijesh nervore deri në formimin e plote, por që vihet në funksion vetëm pas lindjes, pasi deri atëher organizmi ynë ushqehet nëpërmjet atij të nënës. Pra deri në momentin e lindjes trupi ynë është steril por që në brendësi te tij janë te gjithë trupat mbrojtës te cilët janë marrë nëpërmjet trupit te nënës. Menjëherë pas lindjes fëmija fillon te marri frymë dhe te pijë qumësht duke u vënë kështu në kontakt direkt me natyrën dhe duke marrë gjithashtu të gjitha mikrobet që gjenden përreth në atë moment. Aparati ynë tretës është i pari që mbushet me bakterie te cilat siç do shohim me vone janë te domosdoshme për te zhvilluar dhe rritur organizmin tone. Bakterjet që hynë dhe qëndrojnë përgjithmonë në organizmin tone janë nga 300 deri 500 lloje te ndryshme, dhe secili prej tyre ka me miliarda unita, që përbejnë atë që quhet "microflora intestinale" por që në për ti kuptuar dhe shpjeguar më lehtë i ndajmë në dy grupe :

  • 1-Bakterie të dëmshme
  • 2-Bakterie të domosdoshme

Quhen bakterie të dëmshme sepse gjatë reaksioneve në te cilat marrin pjesë krijojnë elemente helmues për gjakun dhe trupin tone (Putrefazione) "Bacillus coli".

Quhen bakterie të domosdoshme sepse gjatë reaksioneve në te cilat marrin pjesë krijojnë elemente te dobishëm dhe te domosdoshëm për gjakun dhe trupin tone "Lactobacillus Acidophilus".

Pra në shpërbërjen e ushqimit marrin pjesë që te dyja llojet dhe gjithmonë duhet te dominojnë bakteriet e domosdoshme dhe jo te dëmshme "(sigurisht që këto kane emra por nuk është vendi këtu për te dhëne edhe emrat e tyre)" por ka raste kur ato te keqiat janë me te shumte në numër dhe fitojnë mbi te mirat duke dhëne reaksionet e mëposhtme :

  • arginina ---> agmatina
  • cistina ---> mercaptano
  • istidina ---> istamina
  • lisina ---> cadaverina
  • ornithina ---> putrescina
  • tirosina ---> tiramina
  • triptofano ---> indolo dhe scatolo

te cilat janë helme shum te forte, kurse "indolo" dhe "scatolo" janë ata që japin ere te keqe në procesin e jashtëqitjes.

Microflora intestinale qëndron në pjesën e poshteme te intestinos (zorrës) ndërsa në stomak dhe pjesën e pare te intestinos nuk ka asnjë bakter kjo sepse ato nuk mund te jetojnë në një ambient acid siç është stomaku dhe pjesa e pare e intestinos bën përjashtim këtu vetëm një Bakter që i reziston këtij ambienti acid dhe shkakton ulceren gastrite ai quhet Helicobacter.

Bakteriet ndahen gjithashtu edhe në bakterie që jetojnë pa oksigjen dhe bakterie që jetojnë vetëm me oksigjen ku këto te fundit janë ato që na nevojiten me shume për micro florën.

Ç'far funksioni ka microflora ?

Ajo ka tre funksione :

  • 1-Funsion metabolik
  • 2-Funksion trofik
  • 3-Funksion mbrojtës

Organet përbërëse

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1.Goja

Goja realizon tre procese kyesore:

a) bluarjen mekanike të ushqimit me anë të dhëmbëve me formulë I² C¹ PM² M³ (dy dhëmbë inciziv-prerës, 1dhëmbë kanis-i qenit, 2 dhëmbë paradhëmballë dhe tre dhëmballë).

b) lagia: me anë të pështymës e cila sekretohet 1500 ml/24 h. Ajo përmban 99% H2O dhe 1% mucin-proteinë që e bënë pështymën ngjitëse dhe veshtullore. Aty ka edhe enzimë amilaz për tretjen kimike të karbohidrateve nga polisaharide në disaharide. Pështyma sekretohet nga tre çifte gjendrash: nënnofulla, nëngjuha dhe afër veshit-parotide.

c) gëlltitja: realizohet nga 25 muskuj dhe dy struktura: gjuhëza (mbyll pjesën fundore të hundës ) dhe epiglota ( mbyll pjesën fillestare të trakes ).

2. Stomaku:

Stomaku ka një vëllim bosh prej 50 ml por në saj të muskulit shumë të zhvilluar ai mund të zgjerohet. Ai tkurret me shpejtësi 1-4 m/s që vjen e shtohet drejt fundit. Në fund të stomakut ndodhet unaza e epilorit e cila kufizohet me zorrën e hollë. Ajo hape e mbyllet me shpejtësi duke bërë që ushqimi të kaloj pjesë-pjesë. Stomaku ka funksion tretës. Ushqimi qëndron në stomak për 3-4 orë para se të kaloji në zorrë. Stomaku sekreton 2000 ml në 24 orë nga ku 21 ml janë HCl. Kjo substancë ka disa funksione.

1) Të mbroji ushqimin nga fermentimi meqënëse ai qëndron për shumë gjatë në vend të ngrohtë dhe me baktere.2) Denatyron strukturat katër, tre dhe dy tek proteinat.). Aktivizon pepsinogjenin në pepsin, ku pepsina prish vargun polipeptidik te proteinat në di/tripeptid. . Tret ushqimet e forrta si lëvozhgat farave, cipat e frutave, etj. ). Krijon pH acid pH=2. Sekretimi i HCl ndodh në tre faza: 1) psikologjike, kur sheh ushqimim ose e nuhat atë. 2) gastrite (stomakore) , kur ushqimi ndodhet në stomak. 3) intenstinale, kur ushqimi ndodhet në zorrë.