Arkitektura e lashtë kineze prej druri
Arkitektura e lashtë kineze prej druri është midis më pak të studiuarave të ndonjë tradite të madhe botërore arkitekturore nga këndvështrimi perëndimor. Megjithëse historia arkitekturore e Kinës është shumë e hershme, përshkrimet e arkitekturës kineze janë shpesh të kufizuara në të mirënjohurin Qytet ë Ndaluar me pak të tjerë të shqyrtuar nga perëndimorët.[1] Megjithë veçoritë e zakonshme të arkitekturës kineze kanë qenë përmbledhur në një fjalor që ilustronte format dhe metodat e veçanta kinezse, deri së fundmi nuk ka pasur të dhënat të disponueshme. Për shkak të mungesës së njohurisë së rrënjëve arkitekturore kineze, përshkrimi i elementeve të saj është përkthyer shpesh në termat perëndimore të teorisë arkitekturore, duke humbur kuptimin e tyre unik.[2] Një shkak i kësaj mangësie është se dy manualet arkitekturore më të rëndësishme të Kinës, Manuali Yingzao Fashi i Dinastisë Song dhe Standardet e Arkitekturës Qing nuk janë përkthyer kurr në ndonjë gjuhë perëndimore.
Të dhënat historike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Arkitektura e lashtë kineze ka elemente të shumta të ngjashme pjesërisht për shkak të standardizimit dhe përshkrimit të hershëm të veçorive strukturore uniforme. Standardet janë regjistruar në manuale burokratike dhe vizatime që përcollën nëpërmjet gjeneratave dhe dinastive pasardhëse. Këto përmbledhje për veçoritë e ngjashtme arkitekturore duke vazhduar me mijëra vjet, duke filluar me dëshminë më të hershme të urbanizmit perandorak kinez, tashmë të disponueshme nga gërmimet e nisura në fillim të viteve '80. Planet përfshinin, për shembull, vizatime dy-përmasore arkitekturore që nga mijëvjeçari i parë dhe shpjegojnë prirjen e fortë drejt veçorive të përbashkëta në arkitekturën kineze, që evoluan përmes një procesi të komplikuar por të unifikuar për mijëvjeçarëve.[3] Gjenerata ndërtuesisht dhe artizanësh i regjistruan punimet e tyre si dhe mbledhësit që i përmblodhën informacionet në standarde ndërtimi (për shembull Yingzao Fashi) dhe Standardet e Arkitekturës Qing ishin gjerësisht të disponueshme, në fakt në rregullore strikte dhe u transmetuan përgjatë viteve. Regjistrimi i praktikave dhe detajeve arkitekturore lehtësuan përcjelljen nëpërmjet gjeneratave pasuese të një sistemi unik ndërtimi që u bë korpusi i karakteristikave arkitekturore unike. Më së afërmi, varësia nga tekstet për përshkrimet arkeologjike ka rezultuar në kuptimin se gërmimet arkeologjike nga Kina ofrojnë dëshmi më të mira të jetës së përditshme dhe ceremonive kineze që nga koha e Neolitit deri në shekujt më të afërt. Për shembull, gërmimi i varreve ka sjellë dëshmi të prodhimit të riprodhimit të pjesëve të ndërtesave prej druri dhe krijimin e mjaft planeve mjëra vjet të vjetra.[3] Gërmimi i afërt i sitit para-historik Beifudi është një shembull i tillë. Tre komponente përbënin themelet e arkitekturës së lashtë kineze: plaforma e themeleve apo zoglaturës, skeleti prej druri dhe çatia dekoruese. Për më tepër, veçoria më themelore është një rrethim katër-faqësh drejtëkëndor, që është struktura me mure të formuar me kënde të drejta dhe të orientuara sipas drejtimeve kardinale. Besimi tradicional kinez në një univers në formë katrore me katër ndarjet e botës është mishëruar fizikisht në arkitekturën e saj.[3]
Veçoritë strukturore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Platforma e themeleve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga fundi i periudhës së mesme të Neolitit, përdorimi i dheut të ngjeshur dhe tullave të thara ishte mbizotërues. Hangtu, ngjeshja e shtresasve të dheut për të bërë mure, altare dhe themele mbeti një element i ndërtimit kinez për mjaft mijëvjeçarë të ardhshëm. Muri i Madh Kinez, i ndërtuar me Hangtu, u ngrit duke filluar në mijëvjeçarin e parë p.e.s..[3] Tulla balte të thara në diell dhe muret me baltë të ngjeshur ndërtoheshin tipikisht brenda strukturave prej druri. Dyshemetë me dhe të ngjeshur fort forcoheshin nëpërmjet nxehtësisë.
Strukturat prej druri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një arritje themelore e arkitekturës kineze prej druri është struktura prej druri peshë-mbajtës, një rrjet mbështetjesh druri të ndërlidhura që formojnë skeletin e ndërtesës. Ky konsiderohet si kontributi madhor i Kinës në teknologjinë mbarëbotërore të arkitekturës. Ndryshe nga arkitektura perëndimore, në arkitekturën e lashtë kineze prej druri, muri vetëm kufizonte një mbyllje dhe nuk ishte një element peshë-mbajtës. Ndërtesat në Kinë mbaheshin nga strukturat prej druri për shtatë mijëvjeçarë. Shfaqja e strukturës së artikuluar karakteristike kineze ndodhi gjatë Neolitit. Shtatë mijë vjet më parë bashkimi kllapë kunjë (mortise and tenon në anglisht) përdorej për të ndërtuar shtëpi me strukturë druri (Më të vjetrat janë në sitin Hemudu në Zhejiang). Janë identifikuar mbi njëmijë site të tilla, zakonisht në ndërtesa me forma rrethore, katrore ose drejtkëndore të zgjatura. Gjatë Kulturës Yangshao në Neolitin e Mesëm, janë gjetur struktura rrethore dhe drejtkëndore gjysëm nëntokësore me trarë dhe kolona druri. Trarët prej druri ose çatitë e mbështetura nga dheu që ishin shumë të ngjashme me ato prej kashte.[4] Pasi fshatrat dhe qytetet u zmadhuan ata u rregulluan në forma simetrike. Simetria ishte gjithmonë e rëndësishme në planifikimin e shtëpive, altarëve dhe fshatrave.
Në arkitekturën tradicionale kineze, çdo tipar i një ndërtese ishte i dekoruar duke përdorur materiale dhe teknika të larmishme. Zbukurimet e thjeshta të tavanit në ndërtesat e zakonshme bëheshin me ristela druri dhe mbuloheshin me letër. Më të dekoruara ishin tavanet me rrjeta thurimash, të ndërtuar prej thupra druri të thurura ose kallame melëkuqe të lidhura në trarë. Dougong është një element unik strukturor kllapave ndërtlidhëse prej druri, një nga elementet më të rëndësishëm të arkitekturës tradicionale kineze. Së pari u shfaq në ndërtesat e shekujve të fundit p.e.s. dhe evoluoi në një rrjet strukturor që lidhte shtyllat dhe kolonat me strukturën e çatisë. Dougong ishte i përdorur gjerësisht në Periudhën e Pranverës dhe Vjeshtës (770-476 p.e.s.) dhe u zhvilluan në një set kompleks pjesësh të ndërlidhura në kulmine saj gjatë Dinastisë Tang dhe Song. Që nga kohët e lashta kur kur kinezët filluan të përdorin drurin për të ndërtuar, bashkimi me kllapa druri ka qenë një fokus madhor dhe artizanët e prisnin drurin në pjesë për tu përshtatur aq përsosmërisht sa asnjë ngjitës ose shtrëngues nuk ishte i nevojshëm.[5]
Çatia dhe tavani
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për shkak të ndërlikimit të zbukurimeve të saj, kupolat e rafinuara shërbenin për tavanet e strukturave më të rëndësishme si varret dhe altaret, megjithëse nuk është e qartë se çfarë besimi spiritual i kinezëve të hershëm ishin, pasi altarët duket se shërbenin si site varrimi.[2] Në arkitekturën tradicionale kineze, pjesët e shtresëzuara të tavanit mbaheshin së bashku nga setet ndërlidhëse të kllapave (斗拱 dǒugǒng). Kutiza të rafinuara druri (藻井 zǎojǐng) të kufizuara nga një kornizë rrethore, katrore ose poligonale me kllapat e saj të projektuara së brendshmi dhe në ngjitje që nga baza përdoreshin rreth Shek. të VII. Panele të futura thellë në formën e një pusi (katror në bazë me një majë të rrumbullakët) vendoseshin në strukturën prej druri të tavanit. Paneli qendror i tavanit ishte i dekoruar me zambak uji ose bimë të tjera uji. Marrdhënia e emrit të ujit ka qenë e lidhur me një frikë të hershme se ndërtesat prej druri do të shkatërroheshin nga zjarri dhe që uji nga zǎojǐng do të parandalonte ose shuante flakët.[6] Varri i perandoreshës Dowager Wenming i Dinastisë Veriore Wei kishte një kutizë në tavanin me kupolë në formë voze në dhomën e mbrapme të varrit të saj.[7] Tempulli Baoguo në Yuyao në Zhejiang ka tre kupola në tavane, duke e bërë unike midis shembujve të mbijetuar të Arkitekturës së Dinastisë Song. Holli Sanqing (Holli i Tre Pastërtive) është struktura e vetme e Dinastisë Yuan me tre kupola në tavanin e saj.[8]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Arkitektura kineze
- Arkitektura e Dinastisë Song
- Pagoda kineze
- Arkitektura dhe inxhinieria e Dinastisë Han
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Nancy Shatzman Steinhardt: Chinese Architecture; edicioni anglisht, 2016, Yale University Press, isbn 0-300-09559-7, fq. 1–5
- ^ a b Nancy Shatzman Steinhardt: Chinese Architecture; edicioni anglisht, 2016, Yale University Press, isbn 0-300-09559-7
- ^ a b c d Nancy Shatzman Steinhardt: Chinese Imperial Planning; University of Haëaii Press, 1999, Honolulu, isbn 0-8248-2196-3 fq. IX-XI, 1–6, 36
- ^ Lui Xujie: Chinese Architecture: The Origins of Chinese Architecture; edicioni anglisht, Yale University Press, 2002, isbn 0-300-09559-7, fq. 5–15
- ^ Nancy W. Steinhardt: 2002, Chinese Architecture; edicioni anglisht, Yale University Press, isbn 0-300-09559-7, fq. 1, 7
- ^ Nancy W. Steinhardt: Chinese Architecture; edicioni Englisht, 2002, Yale University Press, isbn 0-300-09559-7, fq. 8
- ^ Fu Xinian: Chinese Architecture -- The Three Kingdoms, Western and Eastern Jin, and Northern and Southern Dynasties; edicioni anglisht, 2002, Yale University Press, isbn 0-300-09559-7, fq. 76
- ^ Gao Daiheng: Chinese Architecture -- The Lia, Song, Xi Xia, and Jin Dynasties; edicioni anglisht, 2002, Yale University Press, isbn=0-300-09559-7, fq. 234–235
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Gao Daiheng: Chinese Architecture—The Lia, Song, Xi Xia, and Jin Dynasties; edicioni anglisht, 2002, Yale University Press, isbn=0-300-09559-7.
- Qinghua Guo: "Tomb Architecture of Dynastic China: Old and New Questions", Architectural History (Volume 47, 2004): faqet 1–24.
- Ronald G. Knapp: Chinese Houses: The Architectural Heritage of a Nation; 2006, Tuttle Publishing, isbn 978-0-8048-3537-4.
- Ssu-ch'eng Liang: A pictorial history of Chinese architecture: a study of the development of its structural system and the evolution of its types; red. nga Wilma Fairbanks, 1984, Cambridge (Mass.): MIT Press.
- Nancy Shatzman Steinhardt: Chinese Architecture; edicioni anglisht, 2016, Yale University Press, isbn 0-300-09559-7.
- Nancy Shatzman Steinhardt: Chinese Imperial Planning; University of Haëaii Press, 1999, Honolulu, isbn 0-8248-2196-3, fq. IX-XI, 1–6, 36.
- Nancy N. Steinhardt: "Pleasure toëer model," in Recarving China's Past: Art, Archaeology, and Architecture of the 'Wu Family Shrines', faqet 275–281. 2005, redaktuar nga Naomi Noble Richard. New Haven and London: Yale University Press and Princeton University Art Museum. ISBN 0-300-10797-8.
- William Watson: The Arts of China to A.D. 900; Yale University Press, 2000, ISBN 0-300-08284-3, 9780300082845.
- Fu Xinian: Chinese Architecture—The Three Kingdoms, Western and Eastern Jin, and Northern and Southern Dynasties; edicioni anglisht, 2002, Yale University Press, isbn 0-300-09559-7.
- Lui Xujie: Chinese Architecture: The Origins of Chinese Architecture; edicioni anglisht, red. nga Nancy S. Steinhardt. New Haven: Yale University Press, 2002, isbn 0-300-09559-7