Jump to content

Gjeografia e Australisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
harta topografike e Australisë

Australia me tërë sipërfaqen e asaj shtrihet në Hemisferen Jugore të botës. Me përjashtim të Azisë, përkatësisht Arkipelagut të Malajës, ndodhet shumë larg kontinenteve të tjera, sidomos Evropës, mirëpo, sot me zhvillimin e telekomunikacionit detar, e sidomos atij ajror, largësia e këtij kontinenti me kontinentet tjera të botës është zvogluar shumë. Australia është kontinenti më i vogël i rruzullit tokësor. Sipërfaqja e përgjithshme e Australisë është rreth 7.7 milion km2. Është i vetmi kontinent që përfaqëson një shtet.

Relievi i Australisë është i ulët. Në relievin e Australisë dallohen tri tërësi të mëdha natyrore: Pllaja Perëndimore e Australisë, Ultësira Qendrore e Australisë dhe Sistemi malor i Kordilerve

Në forminin e klimës së Austrlisë, rëndësia të madhe ka pozita e sajë mes Oqeanit Paqësor dhe Oqeanit Indian, shtrirja e sajë në brezin e klimës së nxehtë të hemisferës jugore shtrirja e maleve të larta në lindje dhe shkretëtirave në perëndim.


Tipet e klimave në Australi

Kontienti i Australisë cilësohet me rrjetin më të varfër të ujërave rrjedhëse në botë në rrjetin e vrafer ndikojn kushtet klimatike. I vetmi lum më i madh është Murreji me degën e vet Darling.

Bota bimore Flora dhe fauna

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bota bimore Flora dhe fauna e Kontinetit të Australisë është shumë specifike. Ajo dallohet prej kontinenteve të tjera per lloji dhe numri i madh i bimëve endemike. Prej 10 mijë lloje të bimëve, 75% e tyre janë endemike.

Në pjesen me të madhe të Australisë rriten eukaliptitët, akaqet, skërbi etj, tipik janë: koala, kanguri, eviparët, lloje të shumta papagajsh dhe krodilësh,dhe delfinesh.