Lakewood (Ohio)
Lakewood
Lakewood | |
---|---|
Qytet | |
Popullsia | |
• Gjithsej | (2.010) 52,131 |
{{{postal_code_type}}} | 44107 |
Faqja zyrtare | www.onelakewood.com |
Lakewood (shqip:Leikvud) është një qytet në Qarkun Cuyahoga, të shtetit Ohio në SHBA. Ai është pjesë e Zonës Metropolitane të Clevelandit, dhe kufizohet me qytetin Klivlënd. Leikvudi është qyteti i tretë më i madh në Qarkun Cuyahoga, pas Klivlëndit dhe Parmës.
Lakewood kufizohet me qytetin Klivlënd në perëndim. Dendësia e popullsisë së Leikvudit është më e lartë se e çdo qyteti në Ohajo dhe është përafërsisht e krahasueshme me atë të Uashington D.C..
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Lakewood 88.12% flasin anglisht, 3.01% arabisht, 1.84% spanjisht, 1.02% shqip, dhe 0.74% hungarisht si gjuhë të parë.
E ardhurat mesatare për një familje në qytet në vitin 2007 ishte 59.201 dollarë. Të ardhurat për frymë për qytetin ishin 26.939 dollarë. Rreth 10.9% e familjeve dhe 14.3% e popullsisë janë nën nivelin e varfërisë, duke përfshirë 20.3% të atyre nën moshën 18 vjeç dhe 10.5% të atyre të moshës 65 e lart. Vetëm 39.0% e popullsisë së qytetit mbi moshën 25, ka një diplomë të shkollës së lartë.
Lakewood është një qytet që tërheq emigrantë që vijnë kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Shqipëria. Popullsia e linndur në vend të huaj në vitin 2007 ishte 8.7%.