Jump to content

Lex specialis

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Lex specialis, në teorinë dhe praktikën ligjore, është doktrinë e ndërlidhur me interpretimin e ligjeve dhe mund të zbatohet në kontekstin e së drejtës vendore dhe ndërkombëtare. Doktrina pohon se nëse dy ligje trajtojnë të njëjtën situatë faktike, një ligj që rregullon një çështje specifike (lex specialis) mbizotron një ligj që rregullon vetëm çështjet e përgjithshme (lex generalis).[1] Situata zakonisht lind në lidhje me interpretimin e legjislacionit të mëparshëm, kur legjislacioni më i përgjithshëm është miratuar më vonë. Megjithatë, atëherë mund të zbatohet edhe doktrina e quajtur "lex posterior derogat legi priori" (ligji më i ri mbizotëron ligjin më të vjetër). [2]

Mund të supozohet se ligjvënësit kanë planifikuar të anashkalojnë legjislacionin e mëparshëm. Ekziston gjithashtu një pikëpamje se konfliktet e normave duhet të shmangen përmes një interpretimi sistematik.[3] Ky parim vlen edhe për ndërtimin e një trupe të ligjeve apo të një ligji të vetëm që përmban edhe dispozita specifike edhe të përgjithshme.

Emri vjen nga deklarata e plotë e doktrinës, një maksimë ligjor në latinisht: Lex specialis derogat legi generali.

  1. ^
    Parimi ndërkombëtar i ligjit Trans-Lex.org
  2. ^
    Zeller, Auslegung von Gesetz und Vertrag (Interpretimi i ligjit dhe kontratës, gjithashtu Karl Larenz, Methodenlehre
  3. ^ Yun, Seira (2014). "Breaking Imaginary Barriers: Obligations of Armed Non-State Actors Under General Human Rights Law – The Case of the Optional Protocol to the Convention on the Rights of the Child". Journal of International Humanitarian Legal Studies. 5 (1–2): 213–257. SSRN 2556825. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)