Jump to content

Njësia administrative Zavalinë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Njësia administrative Zavalinë

Komuna Zavalinë është një komunë që ndodhet në Rrethin e ElbasanitShqipërisë.[1]


Zavalina ndodhet në pjesën qendrore te Shqipërisë, në pjesën juglindje te qytetit te Elbasanit, në krahinën e Shpatit.

Zavalina është e dalluar për luftërat kundër pushtuesve osmane. Në shtator 1911, Çeta e Shpatarakëve, e udhëhequr nga Kodhel Dedja, prishi portën turke në Xhyre të Librazhdit. Shkolla shqipe u çel këtu që me 1908. Në këtë komunë gjendet dhe maja më e lartë e rrethit të Elbasanit maja e Jaronishtit me 1888 m lartësi.

Ka grupe ndërmalore me një bukuri të rralle si : Fushë-Kuqë, Fushë–Qorre. Këtu ndodhet liqeni akullnajor i Zavalinës.

  1. ^ "Shoqata e komunave". Arkivuar nga origjinali më 13 mars 2012. Marrë më 8 nëntor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)