Peptidet
Peptidet janë përbërje organike të ndërtuara prej një numri të vogël aminoacidesh, të cilat janë të lidhura mes vete me lidhje peptidike. Me hidrolizën e peptideve si produkte të fundit fitohen aminoacidet.
Klasifikimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas numrit të aminoacideve, që marrin pjesë në ndërtimin e molekulës, peptidet ndahen në:
- dipeptide- të ndërtuara prej 2 aminoacidesh;
- tripeptide- të ndërtuara prej 3 aminoacidesh;
- tetrapeptide- të ndërtuara prej 4 aminoacidesh etj.
Peptidet të cilat i kanë të ndërtuara molekulat prej 2-10 aminoacidesh, quhen oligopeptide. Molekuat e peptideve, të ndërtuara prej 10-100 aminoacidesh, quhen polipeptide. Peptidet të cilat i kanë molekuat më shumë se 100 aminoacidesh, quhen proteina.
Funksioni i molekulës peptidike varet nga numri, lloji dhe renditja e aminoacideve. Peptidet dallohen prej proteinave, jo vetëm nga numri i aminoacideve, që merr pjesë në ndërtimin e molekulës së tyre, por edhe për atë se peptidet treten në ujë, kalojnë nëpër membranën e celofanit etj. Oligopeptidet dhe polipeptidet fitohen edhe në trakt digjestiv pas zbërthimit parcial të proteinave. Mirëpo, ekzistojnë edhe oligo dhe polipeptide natyrore që kanë rol të caktuar fiziologjik. Ja disa prej tyre:
Shembuj peptidesh
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Glutationi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Glutationi është një tripeptdi ( i ndërtuar nga 3 aminoacide) i ndërtuar prej acidit glutaminik, cisteinës dhe glicinës. Glutationi ka rol të rëndësishëm në organizëm. Merr pjesë në proceset oksido-reduktuese si transportues i hidrogjenit.
Insulina
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Insulina është peptid-hormon. Gjendet në pankreas dhe ka funksionin që të ul saasinë e sheqerit në gjak. Molekula e saj është e ndërtuar prej 51 aminoacidesh, prandaj është një polipeptid. Insulina prodhohet në ishujt e Langerhansit (lat. Insula-ishull). Me sasinë e zvogëluar të insulinës shkaktohet sëmundja e njohur diabetit melit, ose sëmundja e sheqerit.
Glukagoni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Glukagoni hormoni tjetër i pankreasit është polipeptid i ndërtuar nga 29 aminoacide. Ka veprim të kundërt me insulinën. Ai e rrit sasinë e sheqerit në gjak, duke stimular zbërthimin e glikogjenit në mëlçi dhe në muskuj.
Për nga struktura, si peptide klasifikohen edhe disa antibiotikë, si penicilina, gramicina, aktinomicina etj. Edhe shumë helme bimore e shtazore bëjnë pjesë në peptide. Kështu p.sh. helmet e izoluara nga kërpudhat- amantina dhe falodina bëjnë pjesë në oligopeptide, sepse molekulat e tyre janë të ndërtuara prej 77 aminoacidesh. Në helmin e bletës gjendet polipeptide të ndryshme, të cilat janë të ndërtuara prej 18-26 aminoacidesh. Helmet e gjarpërinjëve po ashtu përmbajnë polipeptide të ndryshme.