Jump to content

Qelizat e gjakut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Qelizat e kuqe të gjakut (eritrocitet) - Oksigjenin, të cilin e marin në alveola (mushkëri), e transportojnë deri në qeliza të tjera të trupit, si dhe dioksidin e karbonit e transportojnë nga qelizat deri te mushkëritë. Oksigjeni dhe dioksidi I karbonit për t'u transportuar lidhen me homoglobinën e qelizave të gjakut, e cila është pigment që edhe i jep ngjyrën gjakut. Eritrocitet formohen në palcën e kuqe të eshtrave, në shpretkë dhe gjëndrat limfatike. Numri i tyre është rreth 5- 5.5 milionë eritrocite per mm³. Te femrat numri është rreth 500 mijë me pak. Kur vuani nga anemia, numri i tyre zbret në 1.9 deri në rreth 3 milionë.