Shtatë të urtit
Appearance
Shtatë të urtit ishte një titull për shtatë filozofët, burrështetasit dhe ligjvënësit helenë të shekullit VI p.e.s. të cilët dalloheshin për urtësinë dhe zgjuarsinë e tyre. Ky titull iu dha atyre nga ana e filozofisë tradicionale antike helene duke filluar nga Platoni e këtej.
Shtatë të urtit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Talesi i Miletit (624 p.e.s. - 552 p.e.s.) është i pari filozof, matematikan dhe astronom i njohur.
- Pitaku i Mytilenes (640 p.e.s. - 568 p.e.s.) qeveritar i Mytilenes (Lesbos).
- Biasi nga Priena (shek. VI p.e.s.) ishte një politikan dhe ligjvënës i shekullit VI p.e.s.
- Soloni i Athinës ishte një ligjvënës i njohur dhe reformator nga Athina, hartues i ligjeve të cilat themeluan demokracinë athinase.
- Kleobuli i Lindos, qeveritar i Lindos (630 - 560 p.e.s.);
- Perianderi i Korintit (634 pes - 585 pes);
- Hiloni i Spartës (rreth 555 p.e.s.) ishte një politikan nga Sparta, të cilit i atribuohet militarizimi i shoqërisë spartane.
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |