Stefan Raab
Stefan Raab (lexo: Shtefan Rabë, 20 tetor 1966 në Këln) aktor i arteve televizive si ahengjeve, programe muzikore, etj.
Shtefani lindi dhe u rritë në Këln. Prind e tij kishin një Mishtore në të cilën punoi edhe Shtefani në rini. Pas përfundimit të gjimnazit më 1986, vijojë 5 semestra në fakultetin e drejtësisë dhe në të njëjtën kohë kreu praktiken si përpunues mishi në ndërmarrjen familjare.
Si duket pos të dhënave vetjake të pakta të treguara në fillim të karrierës së tij, Shtefani nuk lejonë të depërtojnë në publik dhe mjete të informimit të dhëna tjera vetjake. Dihet që ka një motër, dhe është i martuar me Nike-në me të cilën ka dy çupa.
Kabineti i figurave të dyllit " Madam Tussauds", një lloj muze në Berlin, që nga 7 prilli i vitit 2009-të, ndër figurat e saj ka plasuar edhe figurë e Shtefanit të ulur pranë tryezës së ahegut "TV Total".
Shtefani si aktor i arteve televizive që në fillim të karrierës në një kanal televiziv muzikorë filloj të interesohet për muzikë. Kështu që me afirmimin e tij, ai provoj edhe si interpretues dhe producent. Si interpretues si duket rezultatin më të madh në skenën Evropiane e patë me këngën pjesëmarrëse në Evrovizon 2000.
Si do që të jetë Shtefani është një ndër aktorët më të shquar të ahengjeve për të rinj në Gjermani. Në ahengjet e organizuar nga ai vetë, kryesisht përcjell ndodhitë interesante për një segment të gjerë të të rinjve. Me ahengjet të cilat filloj të emitojë në prill të vitit 1999, çdo mbrëmje të ditëve të punës në kanalin televiziv "Pro 7" (lexo: Pro Ziben), Shtefani si duket arriti të ndërtojë më shumë ura ndërmjet popullsisë së jashtrojeve dhe gjermanëve se sa çdo aktorë, politikan apo veprimtar tjetër gjermanë, të cilët në atë kohë, po thuaj se çdo 4-5 minuta emitime televiziv, 1 minutë ja kushtonin integrimit të jashtrojanëve (gjerm. azilantët, ausleander). Si duket në këtë veprim shpesh ka përdorur e përosur teknikën e vjetër plumi nxijerret me plum në degjenerimi nxijerret me degjenerim pa marr parasysh nga cila anë e shoqërisë vije degjenerimi.