Universiteti POLIS
Motoja | Hapësirë për mendim |
---|---|
Lloji | Jopublik,
Nivele Studimi 4: Shkollë Profesionale Postsekondare, Bachelor, Master (Profesional, Shkencor, Ekzekutiv), Program Doktoral. Trajnime permanente për Licensim. |
Themelimi | 2006 |
Themeluesit | Dr.Doc Sotir Dhamo, Dr. Dritan Shutina, Prof. Gazmend Haxhia, Prof.Dr. Besnik Aliaj |
Rektori | Prof.Dr. Besnik Aliaj |
Dekani | Dr. Ledian Bregasi, Prof.As. Xhimi Hysa, Dr. Skënder Luarasi |
Stafi akademik | 95 + 106 part time |
Stafi administrativ | 42 |
Total staff | 280 |
Studentë | 2,000 |
Address | Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5, Kashar
Tel: +355694061339 , , |
Affiliations | Universiteti i Ferrarës Itali (programe dhe kërkim i përbashkët)
Antarësime të tjera - Magna Charta Bologna, UNESCO database, EUA. AESOP, EAAE, ECLASS, ISOCARP, CEEMAN, EUCEET, ENHR. AUA, Konferenca e Rektorëve Shqipëri. |
Faqja zyrtare | www.universitetipolis.edu.al |
Universiteti "Polis" është një institucion privat i arsimit të lartë që ndodhet në Tiranë, Shqipëri. Universiteti është themeluar më 4 prill të vitit 2006 përmes regjistrimit në Gjykatën e Tiranës dhe licensimit nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Shqipërisë. Në vitin 2012, mori statusin “Universitet” që përfshin Programe në nivelin e 3-të të Edukimit (PhD) dhe kërkim shkencor.[1][2]
Si universitet, Polisi pëmban katër nivele (EQF 5-8): 1. dy programe profesionale pas të mesmes, 2. pesë programe "bachelor", 3. dhjetë programe master; 4. një program ndërkombëtar PhD. Ato janë të gjitha programe me kohë të plotë, përveç dy programeve master profesional me kohë të pjesshme (me kohë të zgjatur). Polisi ofron gjithashtu kurse dhe trajnime të të mësuarit gjatë gjithë jetës. Programet "bachelor" dhe disa nga programet master mësohen në gjuhën shqipe, ndërsa programi Master Ekzekutiv dhe PhD në anglisht. Shqipja dhe anglishtja janë de facto (faktikisht) të dyja gjuhët zyrtare në universitet. Gjuhë të tjera më pak të rëndësishme janë: italishtja dhe gjermanishtja.[3][4]
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Universiteti "Polis" është themeluar në vitin 2006, por origjina e tij daton në vitin 1996 me themelimin e Co-Plan, Instituti i Zhvillimit të Habitatit; i cili rithemeloi “planifikimin e qytetit”. Kjo përvojë çoi në themelimin e Universitetit "Polis" në vitin 2006. Në vitin 2007, Universitetit iu bashkëngjit edhe një subjekt i ri: Metropolis - Byroja e Arkitekturës, Planifikimit dhe Inxhinierisë. Këto tri entitete përmbajnë së bashku një sinergji unike arsimore, me një grup të konsiderueshëm ekspertize për aspekte të ndërlidhura dhe plotësuese: arsim-kërkim, shoqëri civile dhe industri. Kjo do të thotë se “të qenit pjesë integrale dhe plotësisht e përfshirë në shoqëri dhe ekosistemin vendas ka qenë pjesë e vizionit dhe misionit të tij që nga dita e parë”. Ky institucion vazhdimisht përpiqet të pozicionohet si një aktor me lidhje të forta dhe efektive me ekonominë vendëse, me politikë bërësit dhe me shoqërinë në përgjithësi. Në këtë kontekst, Universiteti "Polis" është një nga institucionet e pakta joshtetërore të arsimit të lartë që u ndërtua mbi dy komponentë të një bordi themelues: arsimi cilësor dhe kërkimi i aplikuar, si dhe kapacitetet krijuese të sipërmarrjes me përgjegjësi sociale.
Vetëdija se një universitet i shekullit të 21-të nuk mund ta kufizojë veprimtarinë e tij në mësimdhënie dhe kërkime shkencore, ka vënë në dukje vendimin e Universitetit "Polis" për të respektuar standardet më të larta akademike dhe për të përmirësuar vazhdimisht cilësinë e punës sonë didaktike - metodike, por edhe për të punuar intensivisht në zhvillimin e një strategjie hulumtuese që zgjedh rezultate kërkimore me ndikim që të adresojnë sfidat kryesore shoqërore, ekonomike, teknologjike, territoriale dhe mjedisore jo vetëm në shkallë lokale, por edhe ndërkombëtare. Sot Polisi shënon gati 3 dekada aktiviteti dhe konsiderohet një institucion lider i arsimit të lartë privat në Shqipëri në fushën e arkitekturës, planifikimit dhe dizajnit; inxhinieri civile, mjedisore dhe shkenca kompjuterike; si dhe sipërmarrjen dhe inovacionin; duke adoptuar një qasje ndërdisiplinore që përgatit studentët për një treg pune që ndryshon me shpejtësi përmes përfshirjes së të mësuarit të bazuar në praktikë në kurrikulat e ndryshme.
Akreditimi i parë institucional është bërë në vitin 2009 (ASCAL). Rektori i Universitetit Polis është Prof. Dr. Besnik Aliaj
Të gjitha programet janë të akredituara në nivel kombëtar dhe disa prej tyre në nivel evropian (PhD nga ANVUR Itali, dhe Planifikimi Territorit nga AESOP në EU), dhe institucionalisht (nga ASCAL-i). Krahas kërkesave të vendosura nga autoritetet kombëtare, një sërë programesh studimi zhvillohen ose rishikohen nëpërmjet projekteve të financuara nga BE-ja, kryesisht nëpërmjet programit Erasmus Europe CBHE (Ngritja e Kapaciteteve në Arsimin e Lartë).[nevojitet citimi]
Vizioni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vizioni i Universitetit "Polis" fokusohet në përsosmërinë në edukimin e profesionistëve dhe studiuesve shkencorë të aftë për të adresuar nevojat e tregut dhe shoqërisë në fusha me interes brenda dhe jashtë vendit. Objektivat kryesore të Polisit janë: • t'u ofrojë studentëve cilësi drejtuese profesionale në fushat që mbulon, për të ushtruar ndikim për një zhvillim pozitiv të vendit dhe rajonit; • t'u ofrojë studentëve njohuri teorike dhe aftësi praktike sipas standardeve më të larta bashkëkohore, duke synuar integrimin e tyre në tregun vendas dhe ndërkombëtar të punës; • të kryejë veprimtari studimore, kërkimore, shkencore dhe praktike të lidhura ngushtë me aktivitetet e tij akademike dhe programet kërkimore përkatëse; • t'i shërbejë inovacionit në fushat ku ajo shtrin aktivitetin e saj dhe të ndikojë në zhvillimet në rajon lidhur me këto fusha. • Polisi synon të bëhet një platformë rajonale dhe pikë referimi në Ballkan, si dhe në rajonin Adriatiko-Jonian.
Organizimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Universiteti "Polis" e ushtron veprimtarinë e tij nëpërmjet një sërë organesh, si: njësitë akademike dhe kërkimore, organet administrative, por edhe kolegjiale; të gjitha funksionojnë në përputhje me statutin, rregulloret dhe strategjinë e zhvillimit të institucionit.
Polisi përfaqëson një strukturë të integruar të përbërë nga njësi kryesore, njësi bazë dhe njësi të tjera, në zbatim të statutit. Struktura organizative e Universitetit "Polis" dallon 4 (katër) lloje të njësive organizative përbërëse:
- Njësia kryesore është Fakulteti - (tre);
- Njësia bazë është departamenti dhe qendra kërkimore - (nëntë);
- Njësitë ndihmëse, që janë laboratorët, punishtet, studiot profesionale, etj.;
- Qendra ndërdepartamentale për Studime Ndërdisiplinore, Kërkimore dhe Inovative (1);
Fakultetet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Universiteti "Polis" është i organizuar në tri njësi kryesore:
- Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Inxhinierisë së Ndërtimit;
- Fakulteti i Planifikimit të Territorit, Mjedisit dhe Menaxhimit;
- Fakulteti i Kërkimit dhe Zhvillimit;
Secili nga fakultetet përbëhet nga dy departamente dhe një qendër kërkimore. Siç thuhet në statutin e tij, misioni i universitetit është i përqendruar në aktivitetet e edukimit, kërkimit shkencor dhe të aplikuar, si dhe inovacionit në fushat e tij të interesit.
Objektivat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Objektivat themelore të misionit të Universitetit "Polis" janë:
- të krijojë, zhvillojë, transmetojë dhe mbrojë njohuritë përmes mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe të aplikuar si dhe inovacionit;
- të edukojë specialistë të lartë dhe të përgatisë shkencëtarë të rinj në fushat e artit dhe dizajnit, arkitekturës, inxhinierisë, shkencave të territorit dhe teknologjisë, administratës publike dhe private dhe zhvillimit të politikave;
- të kryejë studime diplome në nivel profesional, Bachelor, Master dhe Doktoraturë në fushat e lartpërmendura;
- të ofrojë mundësitë e formimit profesional dhe të të mësuarit gjatë gjithë jetës;
- të integrojë mësimdhënien me kërkimin;
- të kontribuojë nëpërmjet arsimit, kërkimit shkencor dhe të aplikuar si dhe inovacionit, në zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor të vendit;
- të kontribuojë për ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë dhe shkencës në vend nëpërmjet bashkëpunimit rajonal, evropian dhe ndërkombëtar;
Programet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Programet që ofrohen aktualisht nga universiteti janë:
- Programet postsekondare të VET-5 (shkolla profesionale) – a) Eficenca e Energjisë; b) Rrjetet e TI;
- Programet Bachelor (BSc.) – a) Art dhe Dizajn; b) Inxhinieri Ndërtimi; c) Shkenca Kompjuterike; d) Studime Mjedisore; e) Administrim Biznesi;
- Programet Master Shkencash (MSc.) – a) Dizajn i Aplikuar; b) Inxhinieri Ndërtimi; c) Shkenca Kompjuterike; d) Menaxhimi i Mjedisit; e) Administrim Biznesi;
- Programet Master Profesional (Mprof.) – a) Arkitekturë Dixhitale; b) Planifikimi dhe GIS;
- Programet Master Ekzekutiv (MEx.) – Restaurimi, Konservimi dhe Valorizimi i Trashëgimisë Kulturore (Diplomë e përbashkët me DA / Universiteti i Ferrara Itali);
- Programi Ndërkombëtar në doktoraturë (PhD) – në Arkitekturë dhe Planifikim Urban (Diplomë me diplomë të dyfishtë me DA / Universiteti i Ferrara Itali dhe Universitete të tjera evropiane të lidhura);
Programe të tjera të mësimit permanent janë:
- Certifikatat e Trajnimit permanent Pasuniversitar të vlefshme për licensim – a) Auditimi i Energjisë; b) Vlerësimi i Pasurive të Paluajtshme; c) Vlerësimi i Tokës Bujqësore dhe Pyjeve;
- Shkolla Verore Ndërkombëtare e Energjisë – organizuar së bashku me Autoritetin Energjetik të Vjenës;
- Shkolla Verore Ndërkombëtare e Shëndetit – Organizuar së bashku me OBSH-në;
Stafi akademik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Universiteti "Polis" ka rreth 200 punonjës akademik (nga të cilët 95 prej tyre me kohë të plotë) dhe rreth 40 punonjës mbështetës. Pothuajse 30% e stafit janë shtetas të huaj. Aktualisht Polisi ka një popullsi të përgjithshme studentore prej mbi 1,300 studentësh (në të gjitha programet) dhe rritet me rreth 300 studentë/ vit. Komuniteti i përgjithshëm Alumni i Polisit deri më sot është mbi 2000 të diplomuar. Polisi është nënshkrues i “Kartës së Bolonjës” dhe është anëtar i mjaft rrjeteve të specializuara universitare evropiane (AESOP, AEEA, ENHR, ECLASS, ISOCARP, CEEMAN, EUCEET, AUA, Konferenca e Rektorëve, etj.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ https://aesop-planning.eu/resources/news-archive/members/polis-university-tirana-has-a-center-of-excellence-on-housing-planning-and-development
- ^ https://www.co-plan.org/en/artikulli-imazhi-1/
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 13 shkurt 2023. Marrë më 13 shkurt 2023.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ https://www.scirp.org/journal/paperinformation.aspx?paperid=119693&fbclid=IwAR23MboifAu00wIkOpSZLUSiPe0rjtfu41aS89BKR8RdhHpGc-JwhB-eUm8