Jump to content

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë

Coordinates: 41°19′42″N 19°49′11″E / 41.32833°N 19.81972°E / 41.32833; 19.81972
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Biblioteka Kombëtare)

41°19′42″N 19°49′11″E / 41.32833°N 19.81972°E / 41.32833; 19.81972

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë
ShtetiShqipëria
Themelimi1920 (inagurimi 10 dhjetor, 1922)
VendndodhjaNdërtesa e re: Sheshi Skënderbej, Tiranë
Ndërtesa e vjetër: Rr. "George Bush", Tiranë
Artikuj të koleksionuarlibra, artikuj akademikë, gazeta, revista, harta, atlase,
Madhësiambi 1 milion
Anëtarë6000, citimi nga?
DrejtoriPersida Asllani[1]
Uebfaqjawww.bksh.al

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë është një bibliotekë kombëtare shqiptare me qendër në Tiranë. U themelua në 1920 më 10 korrik dhe u inaugurua më 10 dhjetor 1922[2].

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë (më tej BKSh), si institucion i parë shte­të­ror, publik e laik, mban për datë të themelimit të saj 10 korrikun 1920. Si bërthamë e saj shërbeu fondi i bibliotekës së “Komisisë Letrare Shqipe”.

Më 1920 ky fond u vendos në Ministrinë e Ar­simit, Tiranë. Mbas vitit 1920 u bënë përpjekje për pasurimin e këtij fondi, si dhe për rior­ga­ni­zimin e bibliotekës si institucion kombëtar.

Në momentin e përurimit si BKSh, 1922, ajo kishte rreth 6.000 vëllime. Për periudhën e paraluftës, spikat veprimtaria e saj në vitet e Mbretërisë Shqiptare (1928-1937), kur ins­titucioni drejtohej nga atdhetari dhe lëvruesi i gjuhës shqipe Sotir Kolea.

Pas Luftës së Dytë Botërore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mbarimi i Luftës së Dytë Botërore e gjeti BKSh me një koleksion prej 15.000 vëllimesh. Ajo u vendos në një nga ndërtesat më të mira të asaj kohe, e cila shërben edhe sot si “aneks” i saj. Koleksionet me karakter albanologjik u rritën kryesisht si rezultat i konfiskimit të disa librarive dhe bibliotekave private të personaliteteve të kul­tu­rës[2]. Ndër bibliotekat private të pasura me vëllime të llojlloshme dhe kryesisht albanologjie vlejnë të përmenden bibliotekat e Mit'hat bej Frashërit, Lef Nosit, Mustafa Krujës[3].

Në fund të vitit 1947 fondi i saj numëronte rreth 100.000 vëllime. Ngjarje me rëndësi për BKSh, por dhe për kulturën kombëtare, ishte dalja më 31.05.1948 e dekretit "Mbi dërgimin e detyrueshëm të shtypshkrimeve Bibliotekës Kombëtare", sipas të cilit asaj i dërgoheshin falas një numër ekzemplarësh të çdo shtypshkrimi të vendit. Ky de­kret i dha mundësi BKSh të kryejë rolin e qendrës arkivore të të gjitha botimeve të ven­dit dhe të botojë më pas Bibliografinë Kombëtare të librit shqip. Dekreti është ndry­shuar e plotësuar disa herë. Botuesit detyrohen t’i dërgojnë BKSh nga 5 kopje të çdo botimi të tyre. Nga institucion në var­tësi të Institutit të Shkencave, në vitin 1959 BKSh kaloi në vartësi të Ministrisë së Arsimit dhe të Kulturës. Në vitin 1966 ajo u zhvendos në një pjesë të ndërtesës së re të Pallatit të Kulturës, ku gjendet dhe sot. Në fund të vitit 1947 fondi i saj numëronte rreth 100.000 vëllime. Ngjarje me rëndësi për BKSh, por dhe për kulturën kombëtare, ishte dalja më 31.05.1948 e dekretit "Mbi dërgimin e detyrueshëm të shtypshkrimeve Bibliotekës Kombëtare", sipas të cilit asaj i dërgoheshin falas një numër ekzemplarësh të çdo shtypshkrimi të vendit. Ky de kret i dha mundësi BKSh të kryejë rolin e qendrës arkivore të të gjitha botimeve të ven dit dhe të botojë më pas Bibliografinë Kombëtare të librit shqip. Dekreti është ndry shuar e plotësuar disa herë. Botuesit detyrohen t’i dërgojnë BKSh nga 5 kopje të çdo botimi të tyre. Nga institucion në var tësi të Institutit të Shkencave, në vitin 1959 BKSh kaloi në vartësi të Ministrisë së Arsimit dhe të Kulturës. Në vitin 1966 ajo u zhvendos në një pjesë të ndërtesës së re të Pallatit të Kulturës, ku gjendet dhe sot. Ndryshimet demokratike të viteve ’90 sollën mundësi ndryshimi edhe në politikat e Bibliotekës Kombëtare. Nga modeli i bibliotekave të Europës Lindore, me kufizime të skajshme në sigurimin e informacionit dhe shfrytëzimin e disa kategorive të literaturës, ajo kaloi në heqjen e barrierave kufizuese të kësaj natyre, duke shkuar drejt lirisë së plotë të informacionit për përdoruesit.

Orari i shërbimit për publikun

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
E hënë - e premte 8:00 - 20:00
E shtunë, e diel & festa zyrtare 8:00 - 14:00
Mbyllja vjetore 2 ditë çdo fillimviti (1 & 2 janar )
   
Salla e Leximit "Paolo Petta"  
E hënë - e premte 8:00 - 16:00
   
Salla Gjermane e Leximit  
E hënë - e premte 8:00 - 16:00
   
Këndi Amerikan  
E hënë - e premte 9:00 - 17:00

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

http://www.bksh.al/

  1. ^ Emërohet Persida Asllani, Panorama, 28 gusht 2014
  2. ^ a b Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, bksh.al, marrë më 22 dhjetor 2017.
  3. ^ Hoxha Ç., Si u sekuestruan bibliotekat e Mid’hat Frashërit, Lef Nosit dhe Mustafa Krujës?, postbllok.com, 22 janar 2015.