Hanna Krall
Hanna Krall | |
---|---|
U lind më | 1935 Varshavë, Poloni |
Kombësia | polake |
Hanna Krall (e lindur më 20 maj 1935 në Varshavë[1]) është një shkrimtare polake me një diplomë në gazetari nga Universiteti i Varshavës, e specializuar në mesin e lëndëve të tjera në historinë e "Holokaustit në Poloninë e pushtuar".[2]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Krall është me origjinë çifute, e bija e Salomon Krall dhe Felicia Jadwiga (vajz. Reichold). Ajo ishte katër vjeçe, dhe jetonte në Lublin, kur Lufta e Dytë Botërore filloi me pushtimin e Polonisë nga Nazistët. Krall ka humbur shumicën e të afërmve të saj të ngushtë në Holokaust. Ajo i mbijetoi deportimeve në kampet e vdekjes vetëm sepse ajo ishte e fshehur nga nazistët, prej shpëtuesve polakë.[2]
Gazetari
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pasi Krall përfundoi studimet e saj në gazetari, ajo ka filloi punën në gazetën polake lokale "Życie Warszawy" ("Jeta e Varshavës") në vitin 1955. Në vitin 1966 ajo u largua nga gazeta dhe filloi të shkruajë për revistën e njohur Polityka ("Politika").
Libra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë kohës që Krall ishte duke punuar për "Polityka", ajo botoi librin e saj të parë të quajtur Na wschód od Arbatu ("Drejt lindjes nga Arbat") në vitin 1972, shkruar pasi ajo kaloi disa vite si korrespodente në Moskë. Libri përshkruar ditë-për-ditë të jetës në Moskë gjatë viteve 1960.
Shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Współcześni polscy pisarze i badacze literatury.
- ^ a b "Hanna Krall". Miejsce dla Wybitnych.pl. 2014. Arkivuar nga origjinali më 4 shtator 2014. Marrë më 4 shtator 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Adamczyk-Garbowska, Monika. "Hanna Krall." Jewish Women: A Comprehensive Historical Encyclopedia. 1 March 2009. Jewish Women's Archive. August 22, 2009