Jump to content

Ivan Rakitić

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ivan Rakitić

Rakitić në Kupën e Botës 2018
Të dhënat vetjake
Emri i plotëIvan Rakitić[1]
Datëlindja (1988-03-10) 10 mars 1988 (36 vjeç)
VendlindjaRheinfelden[2] Zvicër
Gjatësia1.84 m (6 ft 0 in)[3]
PozicioniMesfushor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Sevilla
Numri10
Karriera me të rinjtë
1992–1995FC Möhlin-Riburg
1995–2005FC Basel
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2005–2007FC Basel34(11)
2007–2011Schalke 0497(12)
2011–2014Sevilla117(27)
2014–2020Barcelona156(23)
2020–Sevilla0(0)
Karriera ndërkombëtare
2006–2007Zvicra U214(1)
2009–2010Kroacia U214(2)
2007–2019Kroacia106(15)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 2 shkurt 2019
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 12 tetor 2018

Ivan Rakitić (lindur më 10 mars 1988) është një futbollist profesionist kroat i cili luan si mesfushor qëndror ose mesfushor sulmues me klubin spanjoll Sevilla.

Rakitić filloi karrierën e tij si profesionist te Baseli dhe shpenzoi dy sezone atje para se të blihej nga Schalke 04. Pas shpenzoi tre sezone e gjysëm në Bundesligë, ai u ble nga Sevilja në janar 2011. Dy vite më vonë, Rakitić u konfirmua si kapiten i skuadrës duke e udhëhequr atë në triumfin në Ligën e Europës. Në qershor 2014, Barcelona dhe Sevilja arritën një marrëveshje për transferimin e tij në Camp Nou.

Në nivelin ndërkombëtar, Rakitić luan me kombëtaren kroate. Pavarësisht se është një produkt i të rinjëve të Zvicrës, Rakitić premtoi për të luajtur me vendin e prindërve të tij, Kroacinë. Ai bëri debutimin e tij me Kroacinë në vitin 2007 dhe që nga ajo kohë ka përfaqsuar vendin e tij në UEFA Euro 2008, UEFA Euro 2012 dhe në Kupën e Botës 2014.

Rakitić ka lindur në Rheinfelden,[2] një kanton zviceran i Aargaut nga një familje kroate. Babai i tij, Luka, dhe familja e tij janë nga Sikirevci, kurse familja e mamasë së tij janë boshnjako-kroat nga Žepče.[4] Ai ka një vëlla që quhet Dejan, dhe ka një tatuazh për të në dorën e majtë ku ka shkruar fjalën "Dejan".[5] Rakitić shpenzoi fëmijërinë dhe vitet e hershme në Zvicër. Babai i tij dhe vëllai më i madhë kanë qënë futbollista. Me këtë sfond, nuk ishte ndonjë surprizë që Rakitić do të kishte të njëjtin interes dhe prirje, pavarësisht se kishte mbaruar studimet e shkollës fillore. Për të bërë këtë gjë, ai filloi të përqëndrohet në karrierën e tij sportive, duke pasur inkurajimin e familjes së tij. Në moshën 16 vjeçare, ai ishte zbuluar nga vëzhguesit evropian të talenteve që panë potencialin e tij, pavarësisht se ai dhe familja e tij vendosën për të qëndruar në Bazel për t'i dhënë mundësi atij për të luajtur më shpesh në ligat e vogla.[5]

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasi shpenzoi një kohë të shkurtër te skuadrat e të rinjëve, Rakitić bëri debutimin e tij me skuadrën e parë të Baselit më 29 shtator 2005 gjatë një ndeshje si vizitor në Kupën UEFA kundër Široki Brijeg. Ai zhvilloi paraqitjen e parë në Super Ligën Zvicerane më 15 prill 2006 në një ndeshje si vizitor kundër Neuchâtel Xamax. Pavarësisht se këto dy ndeshje ishin të vetmet që zhvilloi gjatë sezonit të tij të parë si profesionist me Baselin, ai arriti ta vendosë veten e tij si titullar në sezonin e dytë, duke kontribuar me 11 gola në 33 ndeshje në ligë. Ai gjithashtu zhvilloi edhe nëntë paraqitje në Kupën UEFA në atë vit, si dhe u shpall lojtari i ri më i mirë i Super Ligës Zvicerane për sezonin 2006–07; përveç kësaj, goli mbreslënës që shënoi kundër St Gallen më 22 tetor 2006 u shpall "Goli i Vitit".[6]

Rakitić me Schalke 04, në vitin 2010.

Pas një shfaqje mbreslënë si i ri, Rakitić sërisht kërkohej nga klube të mëdha evropiane që shfaqën interesin për aftësitë e tij.[5] Garën për shërbimet e tij e fitoi klubi gjerman Schalke 04, e cila e bleu lojtarin më 22 qershor 2007 për 5 milion .

Ai bëri debutimin e tij me Schalken më 21 korrik 2007 në ndeshjen e Premiere Ligapokal kundër Karlsruher SC; ai luajti edhe dy ndeshje në këtë kompeticion ku Schalke arriti deri në finale. Më 5 gusht 2007, Rakitić shënoi golin e parë kompetitiv me klubin e tij të ri në fitoren e tyre 9–0 si vizitor kundër Eintracht Trier në raundin e parë të Kupës Gjermane.[7]

Më 10 gusht 2007, sezoni i ri Bundesligës filloi me një përlasje midis kampionëve të Stuttgartit dhe Schalkes. Rakitić hyri në fushë si një zëvëndësues në pjesën e dytë dhe shënoi golin e tij të parë në Bundesligë pa kaluar shtatë minuta lojë që nga aktivizimi, me ndeshjen që në fund u mbyll 2–2.[8] Më 15 shtator 2007, ai arriti të krijonte përshtypje sërisht duke shënuar golin e vetëm të skuadrës në barazimin 1–1 jashtë fushe kundër Bayern Munich.[9] Tre ditë më vonë, Rakitić bëri debutimin e tij në Ligën e Kampioneve në humbjen 1–0 në shtëpi kundër Valencias. Ai do të zhvillonte gjithsej shtatë paraqitje në atë sezon në Ligën e Kampioneve,[10] përfshirë edhe një ndeshje mbreslënëse në shtëpi si mesfushor sulmues kundër Çelsit në fazën e grupeve. Ai dhe shoku i tij i skuadrës në ato kohë Mladen Krstajić ishin përjashtuar përkohësisht nga skuadra natën përpara ndeshjes së ardhshme kundër Rosenborgit për shkak se ishin parë duke lënë stërvitjen dhe se kishin ikur në një parti natën vonë.[11] Pasi ndihmoi skuadrën e tij që të triumfonte kundër Portos nga gjuajtjet e penalltive për të arritur çerek-finalet për herë të parë në histori,[12] Rakitić humbi të dyja ndeshjet kundër Çelsit për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës që pësoi në stërvitje. Ai qëndroi jashtë fushave për një muaj[13] me Schalken që u eleminua nga kompeticioni pa të. Menjëherë pas rikthimit nga dëmtimi, Rakitić zbuloi formën e tij më të mirë duke shënuar një gol dhe duke asistuar dy të tjerë në fitoren vendimtare 3–0 kundër Bochum,[14] me Schalken që siguroi vendin e tretë në renditje duke prerë edhe një biletë për në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm. Ai vazhdoi me formën e tij të mirë edhe në ndeshjen e ardhshme kundër Eintracht Frankfurt, duke asistuar golin e Mladen Krstajić që ishte i vetmi i ndeshjes për t'i dhënë Schalkes një pozicion komod. Gjithsej, ai e mbylli sezonin e tij të parë në Bundesligë me tre gola dhe dhjetë asiste në 29 paraqitje.[15]

Sezoni i ardhshëm filloi mirë për të pasi ai luajti në fitoren e Schalkes 3–0 kundër Hannover 96, duke asistuar dy herë në ndeshjen hapëse.[16]

Më 28 janar 2011, Rakitić firmosi një kontratë katër vjeçare e gjysëm me klubin spanjoll Sevilja për 2.5 milion .[17] Pas mbërritjes së tij, Rakitić menjëherë u vendos një formacionin titullar të skuadrës, duke debutuar për klubin më 6 shkurt 2011 kundër Málagës. Në ndeshjen e ardhshme kundër Racing de Santander ai shënoi një autogol, por arriti të kthehej në rrugën e duhur dhë të shënonte në ndeshjen kundër Hércules CF në raundin tjetër. Për shkak të një frakture në këmbe, Rakitić humbi katër ndeshjet e fundit të La Ligas.[18] Ai shënoi pesë gola në gjysmën e dytë të sezonit të tij të parë me Seviljen, duke qënë titullar në të 13 ndeshjet që zhvilloi përpara se të dëmtohej.

Gjatë sezonit sezonit 2011–12, ai vazhdoi të ishte titullar i rregullt i skuadrës dhe një nga lojtarët më vendimtar të Seviljes. Për shkak të ndryshimeve manaxheriale dhe taktikave të reja të vendosura nga trajneri i ri Marcelino, i cili më vonë u zëvendësua nga Míchel, atij ju dha një rol i ri në fushë ndryshe nga ai i sezonit të kaluar, ku ai përdorej si mesfushor sulmues nën drejtimin e trajnerit Gregorio Manzano. Gjatë rrjedhës së sezonit ai u vendos kryesisht si një mesfushor mbrojtës. Deri në fund të sezonit ai zhvilloi gjithsej 39 paraqitje, duke dhuruar gjashtë asiste, dhe duke shënuar një gol në Kupën e Spanjës. Kjo gjë do të thoshte se ai e kishte mbyllur sezonin në La Liga pa shënuar një gol të vetëm.

Rakitić e nisi sezonin 2012–13 duke dhuruar një asist në ndeshjen hapëse kundër Getafes. Më 12 shtator, ai dhuroi një asist për gjermanin Piotr Trochowski në fitoren 1–0 në shtëpi kundër Real Madridit. Ai shënoi golin e parë të sezonit në ndeshjen e javës së pestë kundër Deportivo de La Coruña. Rakitić shënoi dy gola brënda 20 minutash në derbin e Seviljes kundër rivalëve të qytetit Real Betis.[19] Këto ishin golat e tij të parë në derbi, me Seviljen që festoi fitoren 5–1. Gjatë ndeshjes kundër Real Sociedadit, Rakitić shënoi edhe dy gola të tjerë, megjithatë, goli i dytë ishte autogol në portën e tij duke i hequr mundësinë skuadrës për të fituar pasi ndeshja u mbyll 1–1.[20] Deri në fund të sezonit, ai zhvilloi gjithsej 42 paraqitje, duke shënuar gjithashtu edhe dymbëdhjetë gola, ku tre prej tyre ishin në kupë. Ai e mbylli sezonin me dhjetë asiste në ligë. Statistikat tregonin se Rakitić kishte krijuar gjithsej 100 mundësi për gol dhe ishte renditur i katëri në Evropë në numrin e rasteve të krijuara.[21]

Rakitić duke luajtur për Seviljen në sezonin 2013–14, ku u bë edhe kapiteni i skuadrës.

Në fillim të sezonit 2013–14, trajneri Unai Emery e emëroi Rakitićin si kapitenin e ri të skuadrës.[22] Që nga fillimi i sezonit ai ishte një nga lojtarët më të dalluar të skuadrës në kampionat, duke shënuar golin e parë dhe asistuar të dytin në humbjen 3–2 kundër klubit të tij të ardhshëm Barcelonës më 14 shtator.[23] Në ndeshjet e fundit të muajit shtator ai shënoi dy gola në fitoren 4–1 kundër Rayo Vallecanos dhe assistoi golin e vetëm në barazimin 1–1 kundër Real Sociedadit. Në tre ndeshjet e fundit të muajit tetor, Rakitić shënoi një gol në fitoren 2–0 në shtëpi kundër Freiburgut, një tjetër në fitoren 2–1 kundër Almerías dhe dy gola të tjerë në humbjen 3–7 kundër Real Madridit.[24] Në ndeshjen e tretë dhe të katërt të nëntorit ai kontriboi me një assist në fitoren 1–3 jashtë fushe kundër Espanyolit, dhe dy të tjerë në suksesin 4–0 kundër Betisit. Në ndeshjen e fundit të dhjetorit, dhe pjesës së parë të sezonit, ai assistoi në fitoren 1–2 jashtë fushe kundër Villarealit, duke ndihmuar Seviljen të renditet në dhjetë pozicionet e para, gjithashtu duke tërhequr vëmëndjen e klubeve ndërkombëtare.[25][26] Në ndeshjen e parë për vitin 2014, ai shënoi në fitoren 3–0 kundër Getafes. Gjatë muajit të parë të vitit të ri ai shënoi edhe dy gola të tjerë në ligë, kundër Atlético Madridit[27] dhe Levantes, gjithashtu duke humbur edhe një penallti në ndeshjen e dytë.[28] Këto performanca i dhanë çmimin La Liga Lojtari i Muajit.[29]

Forma e tij pozitive gjatë sezonit u karakterizua nga një varg asistimesh dhe golash nga shkurti në maj, përfshirë dy asistat në barazimin 2–2 si vizitor kundër NK Maribor në Ligën e Evropës, asistimi në fitoren 2–1 kundër Real Madridit dhe goli në fitoren 4–1 në shtëpi kundër Portos. Ai assistoi në ndeshjen e parë gjysëm-finale të Ligës së Evropës kundër Valencias, duke kontribuar në fitoren 2–0, që i dhuroi kualifikimin Seviljes në finale me rezultatin e përgjithshëm 3–3. Në finale, ai u shpall lojtari i ndeshjes me Seviljen që mposhti Benficën 4–2 nga gjuajtjet e penalltive në Juventus Stadium, në TorinoItalisë.[30] Ai ishte kapiteni i parë që udhëhiqte skuadrën drejt një triumfi në Ligën e Europës dhe kapteni i parë që shpallej lojtari i ndeshjes.[31] Rakitić u emërua në skuadën e sezonit të kompeticionit,[32] si dhe u zgjodh në formacionin e sezonit në La Liga nga Shoqata e Ligës Kombëtare Spanjolle.[33][34] Ai e mbylli sezonin me 15 gola dhe 17 assista.[35] Në ceremoninë e ndarjeve të çmimeve, Rakitić fitoi çmimin "Fair Play" dhe u emërua për çmimin e mesfushorit më të mirë, që u fitua nga Andrés Iniesta.[36]

Më 16 qershor 2014, FC Barcelona firmosi me Rakitićin një kontratë pesë vjeçare që do të hynte në fuqi nga 1 korriku.[37][38] Pas mbërritjes, atij ju dha numri 4. Ai bëri debutimin e tij me skuadrën në ndeshjen parasezonale kundër OGC Nice, e luajtur më 2 gusht, ku ai hyri si zëvëndësues në pjesën e dytë në vend të mesfushorit Sergi Roberto.[39] Gjatë ndeshjes para-sezonale kundër HJK Helsinki, Rakitić dhuroi asistet e parë për ekipin, duke asistuar dy golanë fitoren 6–0.[40] Debutimi i tij zyrtar me Barcelonën erdhi më 24 gusht, në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të La Ligas kundër Elches. Pak përpara mbylljes së pjesës së parë, Rakitić dhuroi një top të gjatë te Munir El Haddadi, i cili e kontrolloi mirë dhe më pas shënoi.[41]

Rakitić shënoi golin e parë me klubin më 21 shtator 2014 me një goditje nga jashtë zone në suksesin 4–0 kundër Levantes.[42] Në ndeshjen e rradhës kundër Granadës, Rakitić shënoi me kokë pas krosimit të Messit për golin e dytë të sezonit, me Barcelonën që fitoi me rezultatin 6–0.[43]

Më 18 mars 2015, Rakitić shënoi golin e tij të parë në Ligën e Kampioneve në fitoren 1–0 kundër kampionëve anglez të Manchester Cityt në ndeshjen e kthimit të raundit të 16tave në Camp Nou.[44] Më 6 qershor 2015, Rakitić shënoi golin e parë në suksesin 3–1 kundër kampionëve anglez të Juventusit në finalen e Ligës së Kampioneve.[45]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Rakitić me Kroacinë, në vitin 2013.

Eksperienca e parë e tij në nivel ndërkombëtarë erdhi në nivelet e të rinjëve, ku ai luajti me Zvicrën nën-17, -19 dhe -21, por më vonë vendosi që të pranonte thirrjen nga Slaven Bilić dhe të luante me kombëtaren e parë të Kroacisë.[46] Ai bëri debutimin e tij të plotë ndërkombëtar me Kroacinë më 8 shtator 2007 në ndeshjen kualifikuese të Euro 2008 kundër EstonisëZagreb, duke u vlerësuar shumë nga tifozët kur hyri në fushë si zëvëndësues. Në ndeshjen e rradhës kualifikuese, një fitore 6–0 jashtë fushe kundër Andorrës më 12 shtator 2007, ai shënoi golin e parë për Kroacinë në paraqitjen e tij të dytë me të. Ai e përfundoi vitin e parë me pesë paraqitje në skuadrën e parë, ku katër prej tyre ishin në fushatën kualifikuese të suksesshme të Euro 2008.[47]

Herët në maj 2008, Rakitić ju bashkua skuadrës së Kroacisë për finalet e Euro 2008 në Austri dhe Zvicër, ku ai ishte lojtari i dytë më i ri.[48] Ai zhvilloi paraqitjen e parë në turnament si titullar kundër Gjermanisë, duke bërë një gjuajtje të fuqishme që u ndal në shtyllë duke i lejuar shokut të skuadrës Ivica Olić të shënonte golin e fitores 2–1. Ai krijoi një treshe të shquar në mesfushën kroate sëbashku me Luka Modrić dhe Niko Kranjčar. Edhe pse luajti ndeshje të fortë në ndeshjen çerek-finale kundër Turisë, ai ishte një nga tre lojtarët që humbën penalltinë në gjuajtjet e penalltive, duke udhëhequr Turqinë drejt fitores.[49]

Rakitić vazhdoi të paraqitej rregullisht me kombëtaren në fushatën e tyre të pasuksesshme në kualifikueset e Kupës së Botës 2010, duke zhvilluar dhjetë paraqitje dhe duke shënuar tre gola. Më 15 tetor 2008, ai shënoi një dygolësh në fitoren 4–0 në shtëpi kundër Andorrës. Më 5 shtator 2009, ai shënoi golin e fitores në suksesin minimal 1–0 kundër Bjellorusisë. Kroacia dështoi të kualifikohej për në finalet e turnamentit pasi e mbylli grupin në vendin e tretë.[50]

Pasi u paraqit në të gjitha ndeshjet kualifikuese të Euro 2012, ai ishte pjesë e skuadrës së Kroacisë për finalet e Euro 2008 në Poloni dhe Ukrainë. Kroacia ishte shortuar në Grupin D sëbashku me Spanjën, Italinë dhe Irlandën. Rakitić luajti si titullar në të tre ndeshjet e Kroacisë në fazën e grupeve kundër Irlandës, Italisë dhe Spanjën. Pas dy ndeshjeve të para, Kroacia kishte katër pikë dhe duhej të përballeshe me mbajtësit e trofeut Spanjën në Gdansk. Me ndeshjen që ishte ende në barazim pa gola pasi kishte kaluar një orë lojë, Rakitić humbi një pas të pastër kundër portierit Iker Casillas që priti gjuajtjen e tij me kokë bënda zonës së penalltisë pas pasimit gjenial të Luka Modrićit. Kjo humbje rezultoi fatale, pasi Jesus Navas shënoi golin e fitores në minutën e 88të duke eleminuar Kroacinë nga grupi. Pavarësisht se humbi rastin më të rëndësishëm të ndeshjes, Rakitić ishte lojtari më aktiv i skuadrës me 53 prekje të topit dhe krosuesi më i shpeshtë me gjashtë krosime dhe gjuajtësi më i mirë me dy.

Kupa e Botës 2014

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Rakitić duke luajtur me shokun e tij të ardhshëm të skuadrës Neymar, në ndeshjen hapëse midis Kroacisë dhe Brazilit.

Në fushatën kualifikuese të Kupës së Botës 2014, më 12 tetor 2012, ai shënoi një gol me goditje dënimi kundër MaqedonisëPhilip II Arena, duke i siguruar Kroacisë një fitore 2–1. Në fund, pas play-off'it, skuadra u kualifikua për në Kupën e Botës 2014. Ata hyrë në Grupin A sëbashku me Brazilin, Meksikën dhe Kamerunin. Kroacia luajti ndeshjen e parë të grupit kundër vendit organizator Brazilit, ku ata humbën me rezultatin 3–1.[51] Në ndeshjen e dytë Kroacia mposhti 0–4 Kamerunin,[52] por nuk e kaloi dot grupin pasi u mposht në ndeshjen e tretë nga Meksika me rezultatin 3–1, me Rakitićin që dhuroi assistin e golit të vetëm të Kroacisë.[53]

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rakitić u martua me Raquel Maurin në prill 2013 në Sevilje të Spanjës, pasi kishin dy vite të lidhur.[55] Në korrik 2013, lindi vajza e tyre Althea.[56]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 6 qershor 2015[57]

Klubi Liga Sezoni Liga Kupa[nb 1] Evropa Tjetër Gjithsej
Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Basel Super Liga 2005–06 1 0 1 0 1 0 3 0
2006–07 33 11 5 0 5 0 43 11
Gjithsej 34 11 6 0 6 0 46 11
Schalke 04 Bundesliga 2007–08 29 3 3 1 7 0 3 0 42 4
2008–09 23 1 4 1 7 1 34 3
2009–10 29 7 4 0 33 7
2010–11 16 1 4 1 5 0 26 2
Gjithsej 97 12 15 3 19 1 4 0 135 16
Sevilja La Liga 2010–11 13 6 1 0 2 0 16 6
2011–12 36 0 3 1 0 0 39 1
2012–13 34 9 8 3 42 12
2013–14 34 12 0 0 18 3 52 15
Gjithsej 117 27 12 4 20 3 149 34
Barcelona La Liga 2014–15 32 5 7 1 12 2 51 8
Gjithsej 32 5 7 1 12 2 51 8
Gjithsej karriera 280 55 40 8 57 6 4 0 381 69
  1. ^ Përfshirë kompedicionet e kupës si Kupa Zvicerane, DFB-Pokal dhe Copa del Rey
Redaktuar më 28 mars 2015[47]
Kombëtarja kroate
Viti Ndsh Gola
2007 5 1
2008 11 4
2009 8 2
2010 8 1
2011 6 0
2012 10 1
2013 11 0
2014 10 0
2015 1 0
Gjithsej 70 9
Basel[58]
Sevilja[58]
Barcelona
  1. ^ "2014 FIFA World Cup Brazil: List of Players" [2014 FIFA Kupa e Botës: Lista e lojtarëve] (PDF) (në anglisht). FIFA. 11 qershor 2014. fq. 12. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 6 gusht 2017. Marrë më 8 korrik 2014.
  2. ^ a b munzinger.de
  3. ^ "Ivan Rakitić profile" (në anglisht). FC Barcelona. Marrë më 24 mars 2015.
  4. ^ Dean Sinovčić (8 maj 2007). "Ivan Rakitić: 'Bliži sam Švicarskoj jer sam ovdje rođen'" [Ivan Rakitić: "Ndihem i afërm me Zvicrën pasi kam lindur atje"]. Nacional (në kroatisht). Arkivuar nga origjinali më 30 qershor 2012. Marrë më 29 janar 2011.
  5. ^ a b c Dean Sinovčić (21 gusht 2007). "Rakitić family terror in Switzerland" [Familja e Rakitić terror në Zvicër]. Nacional (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 25 korrik 2012. Marrë më 8 korrik 2008.
  6. ^ a b "Petrić the star in Switzerland" [Petrić ylli në Zvicër]. UEFA (në anglisht). 30 maj 2007. Marrë më 7 tetor 2014.
  7. ^ "Eintracht Trier - FC Schalke 04 0:9, DFB-Pokal, Saison 2007/08, 1.Spieltag - Spielbericht". kicker (në gjermanisht). 5 gusht 2007. Marrë më 6 qershor 2015.
  8. ^ "Rakitic earns a point for Schalke" [Rakitic i jep një pikë Schalkes]. CNN (në anglisht). 10 gusht 2007. Marrë më 6 qershor 2015.
  9. ^ "Match report Bayern vs Schalke" [Raporti i ndeshjes Bayern vs Schalke]. FC Bayern Munich (në anglisht). 15 shtator 2007. Marrë më 29 janar 2011.
  10. ^ Matthias Arnhold. "The UEFA Champions League 2007/08 - FC Schalke 04 (GER)" [UEFA Liga e Kampioneve 2007/08 - FC Schalke 04 (GER)]. Rec.Sport.Soccer Statistics Foundation (në anglisht). Marrë më 6 qershor 2008.
  11. ^ "Schalke streicht Krstajic und Rakitic aus dem Kader". Die Welt (në anglisht). 11 dhjetor 2007. Marrë më 6 qershor 2015.
  12. ^ Ben Collins. "Schalke secure shoot-out win" [Schalke siguron fitoren nga penalltitë]. Sky Sports (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2009. Marrë më 29 janar 2011.
  13. ^ "Slomkas große Personalsorgen". kicker (në gjermanisht). 21 mars 2008. Marrë më 29 tetor 2008.
  14. ^ "VfL Bochum 0–3 Schalke 04". ESPN FC (në anglisht). 6 maj 2008. Arkivuar nga origjinali më 12 tetor 2012. Marrë më 29 janar 2011.
  15. ^ "Ivan Rakitic". kicker (në gjermanisht). Marrë më 26 shkurt 2015.
  16. ^ "Recap: Weekend German Action". Yanks Abroad (në anglisht). 17 gusht 2008. Arkivuar nga origjinali më 22 gusht 2008. Marrë më 6 qershor 2015.
  17. ^ "Rakitić opts for Sevilla, Medel to follow" [Rakitić zgjedh Seviljen, Medel do ta ndjekës] (në anglisht). UEFA. 28 janar 2011. Marrë më 30 janar 2011.
  18. ^ Stefan Coerts (3 maj 2011). "Sevilla's Ivan Rakitic to miss rest of season with broken foot" [Ivan Rakitic humbet pjesën e mbetur të sezonit me këmbë të thyer] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 27 qershor 2015.
  19. ^ "Real Betis vs. Sevilla, 2013 La Liga: Final score 3–3, Betis pulls off a dramatic derby comeback" [Real Betis vs. Sevilla, 2013 La Liga; Rezultati final 3–3, Betis bën një përmbysje fantastike në derbi] (në anglisht). SBNATION. Marrë më 5 shkurt 2014.
  20. ^ "Rakitic's own goal puts Real Sociedad back in fourth place" [Autogoli i Rakitic vendos Real Sociedadin në vendin e katërt]. insidespanishfootball (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 21 shkurt 2014. Marrë më 5 shkurt 2014.
  21. ^ Talintyre, Dan. "Should Liverpool Target Playmaker Who Created More Chances Than Mata & Cazorla? Transfer Scouting Report" [A duhet që Liverpool të shënjestrojë organizatorin i cili krijoi më shumë mundësi së Mata & Cazorla? Raporti] (në anglisht). Squawka News. Marrë më 5 shkurt 2014.
  22. ^ "Velika počast za Hrvata: Ivan Rakitić novi kapetan Seville!". gol.dnevnik.hr (në kroatisht). Marrë më 22 korrik 2013.
  23. ^ "Barcelona fiton me polemika ndaj Seviljas". Panorama Sport. 15 shtator 2013. Marrë më 7 qershor 2015.
  24. ^ "Ronaldo bën tripletë, "zgjohet" Garet Bejl". Panorama Sport. 31 tetor 2013. Marrë më 7 qershor 2015.
  25. ^ Francisco Acedo Torregrosa (2 janar 2014). "Transfer news: Sevilla midfielder Ivan Rakitic undecided on future" [Lajm transferimi: Mesfushori i Seviljes Ivan Rakitic i pavendosur për të ardhmen] (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 9 janar 2014.
  26. ^ Tom Sunderland (3 janar 2014). "Liverpool Transfer News: Ivan Rakitic Reveals Crunch Talks over Sevilla Future" (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 9 janar 2014.
  27. ^ "Atlético de Madrid 1 – FC Sevilla 1" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 5 shkurt 2014.
  28. ^ "Sevilla FC 2–3 Levante" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 5 shkurt 2014.
  29. ^ "Rakitic: I can assure you, my number one choice is Sevilla" [Rakitic: Mund t'ju sigurojë, zgjedhja ime e parë është Sevilja] (në anglisht). Inside Spanish Football. Arkivuar nga origjinali më 5 shkurt 2014. Marrë më 5 shkurt 2014.
  30. ^ "Vendosin penalltitë, Sevilja fiton Ligën e Europës". Panorama Sport. 14 maj 2014. Marrë më 7 qershor 2015.
  31. ^ Mike Hammond (15 prill 2014). "UEFA Europa League final stats and facts" [Statistikat dhe faktet e finales së UEFA Ligës së Evropës] (në anglisht). UEFA. Marrë më 15 maj 2014.
  32. ^ "UEFA Europa League squad of the season" [Skuadra e sezonit e UEFA Ligës së Evropës] (në anglisht). UEFA. 3 qershor 2014. Marrë më 4 qershor 2014.
  33. ^ "The cream of the first round" (në anglisht). Liga de Fútbol Profesional. 15 janar 2014. Marrë më 20 maj 2014.
  34. ^ "Formacioni i sezonit në La Liga, asnjë nga Barcelona". Panorama Sport. 19 maj 2014. Marrë më 20 maj 2014.
  35. ^ "Ivan Rakitic Sevilla Football Club Statistics" (në spanjisht). Sevilla F.C. Arkivuar nga origjinali më 4 qershor 2014. Marrë më 21 maj 2014.
  36. ^ "gala de premios LFP 2013/14" [Shfaqja e çmimet LFP 2013/14] (në spanjisht). Liga de Fútbol Profesional. Marrë më 10 nëntor 2014.
  37. ^ "Barcelona gjen akordin me Sevijën për Rakitiç". Panorama Sport. 10 qershor 2014. Marrë më 7 qershor 2015.
  38. ^ "Ivan Rakitiç: Kalimi te Barça, ëndërr e realizuar". Panorama Sport. 12 qershor 2014. Marrë më 7 qershor 2015.
  39. ^ "Barcelona, vetëm barazim kundër Nisës". Panorama Sport. 3 gusht 2014. Marrë më 7 gusht 2014.
  40. ^ Tre Atkinson (9 gusht 2014). "Helsinki 0–6 Barcelona: What Luis Enrique Learned from Pre-Season Friendly" [Helsinki 0–6 Barcelona: Çfarë mësoi Luis Enrique nga miqësorja para-sezonale] (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 26 gusht 2014.
  41. ^ "Rikthehet Leo Mesi, Barcelona fiton 3-0". Panorama Sport. 25 gusht 2014. Marrë më 20 maj 2015.
  42. ^ "Barcelona perfekte, "manita" Levantes". Panorama Sport. 22 shtator 2014. Marrë më 20 maj 2015.
  43. ^ "Barcelona "uragan", Reali mund Vijarealin". Panorama Sport. 29 shtator 2014. Marrë më 20 maj 2015.
  44. ^ "Barcelona get past City despite Hart heroics" [Barcelona kalon Cityn pavarësisht heroizmave të Hart] (në anglisht). UEFA. Marrë më 19 mars 2015.
  45. ^ "Ëndrra sfumohet, Juventusi u përulet yjeve të Barcelonës (Video)". Panorama Sport. 6 qershor 2015. Marrë më 7 qershor 2015.
  46. ^ "Rakitić commits to Croatian cause" [Rakitić angazhohet me kauzën kroate] (në anglisht). UEFA. 24 qershor 2007. Marrë më 29 tetor 2008.
  47. ^ a b "Ivan Rakitić" (në kroatisht). Federata Kroate e Futbollit. Marrë më 25 dhjetor 2019.
  48. ^ "Lehmann zweitältester Spieler – Italien älteste Elf" (në gjermanisht). Eurosport. 31 maj 2008. Marrë më 29 tetor 2008.
  49. ^ Michael Harrold (21 qershor 2008). "Turkey triumph in Vienna shoot-out" [Turqia triumfon nga penalltitë në Vienë] (në anglisht). UEFA. Marrë më 25 dhjetor 2019.
  50. ^ "2010 World Cup Qualifying" (në anglisht). RSSSF. 12 shtator 2013. Marrë më 30 prill 2014.
  51. ^ "Brazili "vjedh" një penallti, Nejmari është për… Oskar". Panorama Sport. Marrë më 19 qershor 2014.
  52. ^ ""Brazil 2014"- Kroacia mposht thellësisht 4-0 Kamerunin". ata.gov.al. 10 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 23 qershor 2014. Marrë më 18 qershor 2014.
  53. ^ "Meksika zbut Kroacinë dhe "kërcënon" Holandën". Panorama Sport. 10 shtator 2014. Marrë më 23 qershor 2014.
  54. ^ "Ivan Rakitić" (në anglisht). EU-Football.info. Marrë më 7 qershor 2015.
  55. ^ "Ivan Rakitić oženio se u tajnosti". Gloria (në kroatisht). 11 prill 2013. Marrë më 15 maj 2014.
  56. ^ "Rakitić postao ponosni tata curice!". Dnevnik.hr (në kroatisht). 12 korrik 2013. Marrë më 15 maj 2014.
  57. ^ "Ivan Rakitić" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 28 nëntor 2013.
  58. ^ a b c "Ivan Rakitić". UEFA (në anglisht). 18 korrik 2014. Marrë më 7 tetor 2014.
  59. ^ "The Liga BBVA team of the season" [Liga BBVA ekipi i sezonit]. LFP (në anglisht). 19 maj 2014. Marrë më 7 tetor 2014.
  60. ^ "Premios BBVA a los mejores de enero" [Çmimet BBVA më të mirët e janarit]. LFP (në spanjisht). 5 shkurt 2014.
  61. ^ "UEFA Europa League squad of the season" [Skuadra e sezonin në UEFA Ligën e Evropës]. UEFA (në anglisht). 3 qershor 2014. Marrë më 18 shtator 2014.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]